Home KRYESORE E paprecedentë/ Ambasadorët e huaj presion qeverisë shqiptare për favorizime në tendera

E paprecedentë/ Ambasadorët e huaj presion qeverisë shqiptare për favorizime në tendera

Ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri dhe atashetë e tyre po ushtrojnë presion ndaj qeverisë, ministrive dhe institucioneve shqiptare, për vendime e tendera në favor të kompanive nga vendi që ata përfaqësojnë.

Duke përdorur aksesin që zotërojnë në institucionet më të larta shtetërore, diplomatët e huaj po marrin përsipër rolin e ndërmjetësuesit mes kompanive të huaja dhe institucioneve tona. Por nuk është ky implikimi më i rëndë i tyre…

Sipas burimeve të Opinion.al, ambasadorët jo vetëm që lobojnë me pretekstin e e ankimimit të parregullsive në tendera, por shkojnë edhe më tej, duke presionuar në emër të asaj që e quajnë “padrejtësi” ndaj kompanive të tyre.

Është ligjërisht korrekte që ambasadorët të lobojnë për kompanitë e vendit nga vijnë, por është e paprecedentë që favorizimi i kompanive të kërkohet përmes presioneve.

Po të njejtat burime të opinion.al, deklarojnë se nuk mungojnë as rastet kur ambasadorë apo diplomatë të përfaqësive të ndryshme përplasen me njëri tjetrin në dyert e institucioneve shqiptare, për të mbrojtur interesat e grupimeve që përfaqësojnë.

Nëse këto informacione do të vërtetoheshin, do të përbënin një mega-skandal të vërtetë si një fenomen që implikon shtetin e së drejtës, ekzekutivin shqiptar dhe marrdhëniet me përfaqësitë e huaja në Shqipëri. Kjo pasi presioni për përfitime financiare nga zyrtarë të huaj, shtrëmbëron proceset dhe procedurat e tenderave publikë, duke qënë në kundërshti me çdo ligj shqiptar apo ndërkombëtar./opinion.al

Share: