Flet dhimbja e nënës që burri, njekohesisht baba i saj përdhunoi të...

Flet dhimbja e nënës që burri, njekohesisht baba i saj përdhunoi të bijën!

0

Pas përgjigjes së analizës së AND, e cila vërtetoi se Fatos Gurakuqi ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 15-vjeçare, ka reaguar bashkëshortja e tij Jolanda.

Jolanda Gurakuqi tha për GSH:

“Nuk kisha mundësi të flisja dje, pasi siç e patë dhe ju, u shokova nga përgjigja e analizave. Për mua ai ka vdekur, nuk më intereson më. Shtëpia ime dje u kthyer sikur të jetë mort. Qajnë të gjithë fëmijët, asnjë prej tyre nuk ka shkuar në shkollë. Fëmijët janë të traumatizuar. Më duhet të marr veten, dje kam qënë në spital duke marrë qetësues pasi isha shumë keq. kur shoh fëmijët dhe shoh vajzën e vogël që nuk e njeh të atin dhe e kërkon, nuk mund ta duroj dot. Vajza e vogël nuk e njeh të atin fare. S’e imagjinoj dot që një baba të kryejë marrëdhënie me fëmijën e vet.

E keni takuar?

Kam qejf të takoj, ta shikoj në sy dh eta pështyj, sepse më ka thënë në sy që është i pafajshëm. Nuk e kuptoj si arriti. E kam dashur më shumë se veten time, ka mohuar edhe familjen time.

Ju e dini si ka ndodhur ngjarja?

Një natë para se vajza ta denonconte. Ime bijë vinte nga shkolla në orën 18:00 dhe babai I dilte përpara në një rrugë plot me ferra, rrugë e keqe ku nuk kalonte njeri, vetëm ne. Aty mendoj se ka ndodhur ngjarja. Vajza ka shkuar të nesërmen në shkollë dhe i ka rënë të fikët. Mësuesit e kanë çuar në spital pasi kanë lajmëruar tim shoq. Pasi shkoi në shkollë, im shoq ka pasur debate me mësuesit e më pas është lajëmruar policia që e mori. Unë nuk e kam ditur që vajza dhe im shoq ishin në rajonin e policisë, dija se ata ishin në spital. S’e di çfarë ka ndodhur në rajon në 2 a 3 të mëngjesit, e mora vesh dhe sapo ëm thanë çfarë ka ndodhur, e mohova.

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY