Home KRYESORE Gazetarja dibrane: Fushata gare e peshtire kush te genjeje me shume!

Gazetarja dibrane: Fushata gare e peshtire kush te genjeje me shume!

Nga Ida Nurce

Serisht per Dibren. Per dibranet, te cilet jane ne periudhen me te veshtire te tyre.

Dibra eshte nje vend aq i bukur, por dhe nje vend po aq idiot. Dhe kete gje e them une, qe jam dibrane 24 karat.

Ke frike te hidhesh ne ato ane tani, sepse te gjithe te sulen me pyetjen “kush mendon se do fitoje?”. Socialisteve u them qe do fitoje Rema, ndersa demokrateve u them qe do fitoje Dini (keshtu jane emrat e shkurtuar, qe i therrasin andej). Por ne fakt, te them te drejten as nuk me plas fare.

Kemi bere jehone, si nje popull i mencur, i zgjuar, i beses, por asnjera nga keto nuk eshte e vertete, se jemi nje popull hale.

Me rastisi te jem ne nje pjese fushate te njerit nga kandidatet dhe po degjoja fjalimet e tyre te mbytura ne premtime.

Boooo sa gje e peshtire ishte. Vazhdonin te luanin me “ndjenjat” e atyre idioteve. Vazhdonin te mbllocisnin brockulla e perralla me mbret, ndersa ata budallenjte e mi i duartrokisnin e brohorisnin sikur ua kishin fale jeten. I genjyen me nja dy dhurata te vogla, qe nuk e di pse nuk ua kishin sjelle me pare, por pikerisht ne keto dite fushate. Madje po u premtonin edhe per rrugen e Arbrit, e cila sic u nis, kurre nuk u bitis.

Po mire more tokmake (budallenj-sharje dibrane) si keni nerva qe i degjoni?! Si harxhoni djerrset tuaja ne mes te diellit?!

Ata jane te njejtet qe ju premtuan edhe para ca kohesh, por nuk bene serish asgje. Jane te njejtet, qe ju premtuan rrugen e Arbrit, por qe serish e lane te lengoje ne vetmi. Dhe akoma ashtu eshte. Te pakten meqe po bejne fushate te fillojne ta ndertojne, por as tani nuk po e vene qofte edhe nje gur ne ate rruge. As tani nuk po munden dot te gjejne ndonje gje per t’ju genjyer, por ju sjellin gjera patatinash.

Po ju c’beni? Genjeheni edhe me kaq, vraponi pas tyre, cemendeni, ju ngjiret zeri, ju merret fryma dhe ishalla ju ndalet fare, se te njejtet mbetet.

Me vjen inat, se nuk jeni popull qe vuani per buken e gojes e te genjeheni me dy tollona nafte, se per te shit p**dhe jeni te paret, dhe po nuk pate nuk shet dot.

Paci veten ne qafe i thone kesaj pune, se une po ha kot. Ju serisht me sy mbyllur do shkoni atje e do na e nxini faqen edhe ne te tjereve, qe e marrim emrin DIBRANE.

Share: