Home KRYESORE Gjenerali i NATO-s paralajmëron: Ballkani do ketë përplasje ushtarake

Gjenerali i NATO-s paralajmëron: Ballkani do ketë përplasje ushtarake

Kryesuesi i Këshillit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Petr Pavel, ka deklaruar se Ballkani vazhdon të mbetet burim i mundshëm i përplasjeve ushtarake. Ai porosit që aleanca veri-atlantike duhet të ketë patjetër aftësi për kundërvënie ndaj kundërshtarëve dhe mbrojtjes së anëtarëve të saj, si dhe rol më të madh në luftën kundër terrorizmit, bën të ditur agjencia kroate e lajmeve “HINA”.

Pavel citohet të ketë thënë se situata në një pjesë të Evropës është “larg stabilitetit”, duke theksuar se “Ballkanit i kanoset terrorizmi islamik, por edhe ndikimi rus”.

Duke e konsideruar Bosnjën dhe Hercegovinën si vendi ku mund të mblidhen terroristë, gjenerali Pavel ka deklaruar se nuk pret valë të shtuara të refugjatëve në drejtim të Evropës./360grade.al

Share: