Home KRYESORE Gjermania kërkon 46 mijë punëtorë. Ja profesionet dhe aplikohet edhe ne Tirane

Gjermania kërkon 46 mijë punëtorë. Ja profesionet dhe aplikohet edhe ne Tirane

Gjermania dhe kompanitë e saj kanë të lira 46.608 vende pune për të cilat mund të aplikojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë.

Mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterash, zanatçinj, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat mund të aplikohet nëpërmjet portalit on-line “Make it to Germany”.

Kjo faqe në internet është çelur në bashkëpunim nga ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, nga ministria e punës dhe Çështjeve Sociale si dhe nga Agjencia gjermane e Punësimit.

Në këtë link, ju mund të shihni se cilat profesione kërkohen më së shumti nga punëdhënësit gjermanë: http://www.make-it-in-germany.com/en. Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.

Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona që janë të interesuar të punësohen me dokumente të rregullta në Gjermani. Sipas tij, personat që mund të punësohen me dokumente të rregullta ndahen në dy kategori:

Ata që kanë një vend të garantuar pune nga punë-dhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune./opinion.al

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi konfirmon kërkesën e Gjermanisë për të punësuar 46 mijë persona në punë që nuk preferohen nga gjermanët.

“Janë 46 mijë kërkesa nga sheti gjerman, por kjo nuk do të thotë që do të vijnë të gjithë nga Shqipëria. Së bashku me qeverinë gjermane, nëpërmjet programit të mbështetjes gjermane GIZ, ne kemi filluar punën nëpër disa sportele kryesore të zyrave të punës në vendin tonë. Do të përgatisim asistencën e afruar nga Shërbimi Social Shtetëror për të gjithë ata që kanë një profesion. Mjafton profesioni dhe kontrata e punës për të bërë të mundur vizën e punës në Gjermani”, tha Klosi, raporton TCH.

PROFESIONET QE KERKOHEN NGA GJERMANIA

– Asistent teknik

– Inxhinier mekanik

– Elektricist

– Instalues elektrik

– Elektricist për ndërtimin

– Hidraulik

– Teknik i ngrohjes

– Punëtor pa kualifikime për ujë

– Shofer

– Monitorim i infrastrukturës hekurudhore

– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat

– Infermierë në pediatri

– Infermierë në kirurgji

– Infermierë në klinikë

– Anesteziolog

– Ndihmës anesteziolog

– Kujdestarë për të moshuar

– Specialistë në klinika gjeriatrike

– Specialistë në onkologji

– Specialistë në endoskopi

– Specialistë në nefrologji

– Specialistë në rehabilitim

– Profesionistë të shëndetësisë

– Teknikë kompjuterash

– Hidraulikë

– Muratorë

– Mekanikë makinash

– Gomistë.

Share: