Home KRYESORE I riu që aksidentoi për vdekje policin në Kamëz, djali i ish-deputetit...

I riu që aksidentoi për vdekje policin në Kamëz, djali i ish-deputetit të PS

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me 22-vjeçarin që aksidentoi për vdekje një efektiv policie si dhe plagosi dy të tjerë. Sipas shqiptarja.com bëhet me dije se drejtuesi i mjeti Arnold Kola, 22 vjeç i cili ka marrë lëndime të lehta nga përplasja është djali i ish-deputetit i Partisë Socialiste Ndue Kola të qarkut Shkodër i zgjedhur në vitin 2009.

Ngjarja e rëndë ndodhi përballë gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz, ku Kola duke ecur me fuoristradën e tij me një shpejtësi rreth 140 km në orë mori përpara furgonin e policisë në të cilin ndodheshin tre efektivë e rendit.

Share: