Home KRYESORE Media zvicerane: Pervec Nënë Terezes, ja edhe dhjetë shqiptarë te famshem

Media zvicerane: Pervec Nënë Terezes, ja edhe dhjetë shqiptarë te famshem

NGA FITIM DIKA

Nënë Tereza

Në vijim janë rreshtuar dhjetë personalitete të shquara shqiptare sipas gazetës më të madhe zvicerane Blick. Në listë krahas Skëndërbeut, ekskluzivisht përmenden artistët dhe futbollistët e njohur të gjakut tonë, duke harruar pa të “drejtë” Ismail Kadarenë dhe nobelistin Ferid Muratin.  Në vijim lista e plotë e përshtatur nga botasot.info.

Gjergj Kastriot “Skendërbeu”

Udhëheqësi Gjergj Kastrioti, i quajtur Skendërbeu, është heroi i shqiptarëve. Ai ishte njëri ndër mbrojtësit më të mëdhej të Evropës së krishterë nga osmanët në shekullin 15-të. Këtë e ka pretenduar bile edhe Papa Kalixt III. Në 25 vjet luftime nga 1443 deri në vdekjen e tij në 1468, përkundër prirjes në numër të ushtarëve osmanë, ai arriti ti mposhtë thuajse çdoherë. Kjo i mundësoi Italisë që të rimerr veten dhe të ketë kohë për përgatitjen kundër osmanëve. Sukseset e tija kanë arritur deri te veshët e islandezëve, ku një dokument nga 1469 me titull “I dashuri hero Skanderbeg”, theksohet për arritjet e tij kundër osmanëve. Pa Skëndërbeun Evropa mesjetare do dukeshte krejt ndryshe.

John dhe James Belushi

Fëmijërinë e rininë i kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen fshatin Qytezë në vitin 1934 në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte John Belushi, po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollivudit dhe shoqërisë në SHBA, por që vdiq nga mbidoza e heroinës e kokainës në 1982.

Belushi studioi në universitetin e Ilinoit të quajtur Southern Illinois University Carbondale dhe u specializua në degët e Artit: Të shprehurit dhe Teatri.  Ai ka marrë pjesë në shumë filma të njohur hollivudianë dhe viziton shpesh Shqipërinë.

Rita Ora

Rita lindi në Prishtinë nga prindër shqiptar me origjinë nga Prishtina, Kosovë. Ajo u rrit në Londër. Në 2004 ajo u shfaq në filmin Spivs ku luajti rolin Rosanna. Në 2014, në Fast & Furious 6. Kënga e parë nga albumin e saj të dytë, “I will Never Let You Down”, u bë e katërta ne listat hite në vitin 2014. Në 2014, Rita bashkëpunoj me Iggy Azalea, ata e bënë një këngë së bashku, “Black Widow”, i cili arriti në numrin tre në SHBA. Në 2015, Ora u bë trajner në “The Voice UK”, dhe gjyqtare në “The X Factor (UK series 12)”

Action Bronson

Muzika duket talenti i lindur i shqiptarëve. Action Bronson, i quajtur Arian Asllani, është një raper amerikan me origjinë shqiptarë. Në 2014 ai këndoi bashkarisht me J. Cole, Kendrick Lamar dhe Eminem. Ai është krahasuar me Ghostface Killah nga Vu-Tang Clan.

Era Istrefi

Ajo u bë e njohur për publikun me këngën e saj debutuese “Mani per Money” në vitin 2013, duke marrë mjaft kritika pozitive. Këngët e saj të mëvonshme “A po don” dhe “E Dehun”, arritën sukses të njëjtë. Në Qershor 2014, ajo fitoi tre çmime në Videofest për videot e saj muzikore, gjithashtu dhe çmimin “Best Neë Artist”.Në 2015 Era arriti shumë sukses me këngën “Njo si ti” duke arritur mbi një milion shikime në YouTube brenda javës. Dueti i saj i parë u bë në bashkëpunim me reperin kosovar Ledri Vula, dhe u titullua “Shumë pis” duke u bërë menjëherë një hit veror.

Në janar 2016, Era Istrefi fitoi një vëmendje të madhe ndërkombëtare me këngën “Bonbon”, duke u krahasuar edhe me Sia apo Rihanna.

Bebe Rexha

A theksuam se shqiptarët kanë lidhje të veçanta me muzikën? Bebe Rexha sigurisht që është dëgjuar nga ju dhe atë me këngën «The Monster» nga Eminem dhe Rihanna. Lista e bashkëpunëtorëve të saj është e gjatë si: David Guetta, G-Eazy, Iggy Azalea, Martin Garrix, Pitbull, Selena Gomez, Nicki Minaj.

Driton «Tony» Dovolani

Tony Dovolani është kërcimtar i njohur amerikan dhe ka ushtruar bile Jennifer Lopez. Jo keq! Ai është bërë i njohur në SHBA përmes programit të njohur «Dancing ëith the Stars», kur gjatë 23 perfomancave fitoi 15 sosh. Në 2006 ai u nominua për Emmy, ndërsa në gara të ndryshme ndërkombëtarë ka fituar shumë medalje, mes të cilave edhe dy të arta.

Eliza Dushku

Ajo lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts. Është një aktore amerikane me prejardhje shqiptare. U bë e njohur me rolin Faith në TV serinë Buffy dhe nga seriali televiziv Angel. Ajo ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling dhe Dollhouse. Është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si True Lies, The Neë Guy, Bring it On, Wrong Turn dhe Jay and Silent Bob Strike Back, gjithashtu dhe si dublante me zërin e saj për lojra elektronike.

Patrick Nuo

“Hë ka ndonjë zviceran,” do pyesni ju. Po ka, Nuo ka gjysmën e gjakut shqiptar. Si këngëtar dhe anëtar jurie në shfaqjen televizive «Deutschland sucht den Superstar», binat për të janë kthyer në shtëpi të dytë. Albumi i parë «ëelcome» ishte mes Top 20 më të preferuara në Zvicër dhe Gjermani. Prej disa vitesh jeton në Los Angelos.

Futbollistët tanë

Çfarë do bëhej me kombëtaren tonë pa lojtarët me origjinë shqiptare? Behrami, Shaqiri, Xhaka dhe Co. nuk mund ti paramendojmë jashtë kombëtares. Ata aktivizohen në ligat më të njohura futbollistike si Premier League, Serie A dhe Bundesligë. Faleminderit për atë që na dhuroni djema, e përmbyll gazeta zvicerane shkrimin, përcjell botasot.info.

Share: