Home KRYESORE Ministria e Arsimit duhet te zbatoje VKM për tekstet shkollore te pakicave

Ministria e Arsimit duhet te zbatoje VKM për tekstet shkollore te pakicave

Sipas organizatave qe mbrojnë te drejtat e pakicës Rome dhe Egjyptiane ne Shqipëri te cilat kane informuar Revisten Telematike Perqasje.com, rezulton qe Drejtori Arsimore Lokale te caktuara nuk zbatojnë Vendimin e Këshillit te Ministrave për dhënien falas te librave shkollore për femijet Rom dhe Egjyptiane!

Përfaqësues te ketyre organizatave politike, apo Jo Fitim prurese bejne me dije qe po perballen me probleme te madhe ne zbatimin e kesaj VKM qe percakton shpërndarjen e librave falas per femijet e ketyre grupeve, dhe per me teper sipas tyre kane hasur me nje diskriminim te terthorte dhe te hapur nga drejtuesit e institucioneve.

Sipas VKM Nr.707 date 26.08.2015 per disa ndryshme dhe shtesa ne vendimin, “Per Botimin, shtypjen, shperndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore te arsimit parauniversitar” si dhe udhezimit te perbashket te Ministrise se Arsimit dhe Sportit dhe Ministrise se Financave, Nr.4757 date 20.09.2013, “Procedura e perdorimit te fondeve te Buxhetit te Shtetit, per botimin, shtypjen, shperndarjen dhe shitjen e teksteve te arsimit parauniversitar. Udhezim qe eshte ne fuqi, deri ne nxjerrjen e Udhetimit te ri.

Keto zyrtare te shtetit me sa duket nuk njohin ligjin, sic eshte edhe VKM ne fjale dhe harrojne se duke mos zbatuar ate, ata nuk respektojne Keshillin e Ministrave.

Perfaqesuesit e ketyre organizatave nga Tirana kane shkuar te kontaktojne me zyrat perkatese te drejtorive arsimore per te mborjtur interesat e femijeve te ketyre familjeve dhe keto zyrtare i lene pas dera me ore te tera, ose nuk u pergjigjen fare edhe pse e kane detyrim ligjor nje gje te tille.

Ka nga keta zyrtare te cilet pas kraheve te tyre perdorin edhe fjale te papërshtatshme ndaj ketij grupi interesi dhe duhet qe Ministria e Arsimit apo autoritetet lokale tu kerkojne llogari vartesve te tyre te cilet per me teper nuk zbatojne ligjin sic eshte VKM perkatese.

Sipas këtyre organizatave duhet vemendje nga ana e Minitrise dhe autoriteteve perkatese ne Drejtoria Arsimore e Librazhdit dhe Perrenjesit. Jane keta zyrtare qe ne nje fare menyre kundeshtojne, ose injorojne nje Ligje te aprovuar nge Keshilli i Ministrave dhe kjo pa dyshim qe eshte nje minus imadh ne plotesimin e standarteve europiane per te cilat po punojne te gjithe,

Share: