Home KRYESORE Koha Jone: Ja pse Rama nuk guxon të prekë disa nga ministrat...

Koha Jone: Ja pse Rama nuk guxon të prekë disa nga ministrat e tij

Shtatori ishte parashikuar si muaji i ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Ndryshimet u bënë, por vetëm në pjesën që i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edmond Haxhinasto dha dorëheqjen nga detyra e Ministrit të Transporteve me argumentin se do të angazhohet në detyrat partiake në LSI. Në vend të tij, Ministria e Transporteve do të drejtohet nga një tjetër përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sokol Dervishaj, drejtori i kabinetit të kreut të Kuvendit, Ilir Meta do të jetë ministri më i ri i kabinetit “Rama”.

Ndërkohë që pritej rokadë në radhët e ministrave të Partisë Socialiste, Kryeministria njoftoi mediat se nuk do të ketë ndryshme të tjera. Ç’ka nënkupton që, tani për tani, Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbyllë pjesën e mbetur të mandatit me po këta anëtarë të kabinetit.

Edhe këtë herë Rama mendon se ndërrimi i emrave mund të dëmtojë cilësinë e reformave. Por ky është një gabim madhor i Ramës i përceptimit të opinionit publik për qeverinë e tij. Në fakt me mosndryshimin e emrave, kryeministri nuk po bënë gjë tjetër veçse po dëmton ato që ai quan reforma.

Shtatori i këtij viti është mundësia e fundit që Partia Socialiste ka për të ndryshuar ritmin e punës së qeverisë. Çdo ndërrim që mund të bëhet pas disa muajsh nuk sjellë asgjë të re. Nga zgjedhjet e ardhshme na ndajnë më pak se 9 muaj.

Ndryshimet që mund të bëhen më pas nuk kanë lidhje me reformat, por vetëm me fushatën elektorale. Më shumë se prurje cilësish të reja në qeverisje, në muajt në vijim do të ketë vetëm ruajte balancash dhe qoka që Rama do të bëjë me aleatët e rinj si PDIU apo deputetët e tij.

Por teksa Rama flet për reformat, sipas tij të suksesshme, në Partinë Socialiste ka jo pak deputetët që mendojnë se ka ministra të PS që duhet të kishin ikur me kohë nga detyra. Edhe sipas vetë socialistëve, ka nga ata që jo vetëm janë të paaftë, por e kanë trashur zullumin me korrupsion që në vitin e parë në detyrë.

Siç duket këta lloj ministrash tani nuk i tremben as Ramës, madje nuk kuptohet se kush kontrollon njeri-tjetrin. Rama ministrat apo disa ministra qeverisin Edin.

Janë pikërisht ky model ministrash që tashmë janë fuqizuar aq shumë dhe kanë afruar rreth vetes lobe të fuqishme ekonomike, të cilët edhe Rama nuk i prek dot. Nuk guxon realisht ti prekë./Koha Jone

Share: