Home KRYESORE Putin po bëhet gati për luftë atomike? Ka filluar ndërtimin e bunkerëve...

Putin po bëhet gati për luftë atomike? Ka filluar ndërtimin e bunkerëve atomikë!

Lideri rus, Vladimir Putin në heshtje është duke ndërtuar bunkerë sekretë të përforcuar, në mënyrë që ai dhe liderët tjerë të mund t’i mbijetojnë një sulmi nuklear.

Bunkerët, përfshirë strukturat e përforcuara përreth Moskës, janë duke u ndërtuar si pasojë e një parashikimi për luftë nukleare me Perëndimin, pohojnë ekspertët. Sipas tyre, Rusia mund të jetë e para që do të sulmojë me armë nukleare.

“Rusia po bëhet gati për një luftë të madhe, e cila po supozojnë se do të arrijë në nivel nuklear, ku vet Rusia do t’i lansojë sulmet e para”, ka thënë Mark Schneider, ish-zyrtar i politikave nukleare të Pentagonit për një intervistë me Washington Free Beacon.

“Ne nuk jemi aq serioz rreth përgatitjes për një luftë të madhe, e aq më pak për një luftë nukleare”, ka shtuar ai.

Që të dyja, Rusia dhe NATO, janë të gatshme për fillimin e sulmeve nukleare – armët veçse janë të mbushura.

Të dizajnuara për të qenë të pandalshme, predhat termonukleare interkontinentale mund të shkatërrojnë qytete në pjesët më të largëta të globit brenda pak minutave dhe mund të sjellin ndryshime katastrofike në botë brenda momentit.

Edhe nëse këto armë përdoren në “mënyrë të kufizuar”, prapëseprapë rezultatet do të jenë shkatërruese për njerëzimin./360grade.al

Share: