Qoftet në Zgara, mungojnë kushtet higjieno sanitare në Tiranë-Durrës-Fier

Qoftet në Zgara, mungojnë kushtet higjieno sanitare në Tiranë-Durrës-Fier

0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka nisur një aksion të gjerë në të gjithë vendin për inspektimin e subjekteve që prodhojnë dhe tregtojnë qofte.

Në Tiranë janë inspektuar 10 zgara, ku janë marrë mostrat për secilin subjekt. Në një nga zgarat e Tiranës, është vendosur masë bllokimi për frigoriferët, për shkak se produkti që ndodhej aty, nuk kishte etiketë dhe nuk plotësonte kushtet higjieno-sanitare .

Në qytetin e Fierit janë kryer 16 inspektime, në zgara dhe në subjekte që përpunojnë mishin. Nga këto inspektime është vendosur pezullim aktiviteti për një zgarë, e cila kishte probleme me kushtet higjieno-sanitare dhe nuk kishte dokumentacionin përkatës. Gjithashtu janë dhënë 11 paralajmërime për gjobë dhe pezullim aktiviteti.

Në qytetin e Durrësit u inspektuan 21 subjekte, kryesisht zgara, magazina ushqimore dhe subjekte që përpunojnë mishin. Për të gjitha subjektet janë marrë mostra dhe pritet që të dalin analizat brenda 3 ditëve. Ndërkohë janë dhënë dy parlajmërime, për dy subjekte, për shkak se nuk kishin dokumentacionin e kërkuar.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i bën apel qytetarëve dhe mediave që të denoncojnë çdo rast abuzim me ushqimet”, – thuhet në një njoftim zyrtar të AKU-së./Lapsi.al

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY