Home KRYESORE Sirianet kapen ne kufi! Shifra marramendëse per te kaluar kufirin!

Sirianet kapen ne kufi! Shifra marramendëse per te kaluar kufirin!

27 sirianë të futur në tre makina u kapën nga policia në rrugën nga Korça drejt Pogradecit, në kryqëzimin e Verdovës. Sirianët synonin të kalonin në Greqi dhe nga andej drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Tre persona kishin marrë përsipër trafikimin e tyre. Sirianët po transportoheshin me tre makina që u ndaluan rastësisht nga policia. Çmimi për 27 vetë ndryshonte sipas moshës. 1200 euro për të rriturit dhe 600 për fëmijët. Duke llogaritur se në grupin e sirianëve që kërkonin të shkonin në Greqi ishin 12 fëmijë, rezulton që sirianët i kishin paguar 25 mijë e 200 euro për trafikantët.

Në pranga ranë Leonard Jaçellari, 28 vjeç, nga fshati Hudënisht i Pogradecit; Vasil Kuburja, 48 vjeç nga Elbasani; Arsen Çekiçi, 44 vjeç nga fshati Buçimas. Po ashtu u sekuestruan 3 makinat dhe 4 celularët e tyre.

Share: