Home KRYESORE Spitali Amerikan humbë betejën me portalin INFOKUSI

Spitali Amerikan humbë betejën me portalin INFOKUSI

Spitali Amerikan në Prishtinë ka humbur betejën në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës ku ishte ankuar lidhur me shkrimin e botuar në portalin INFOKUSI me titull:“RRËFIMI I TMERRIT – TEUTA MBETI NË KARROCË NGA SPITALI AMERIKAN”.

Në këtë artikull ku Spitali Amerikan pa asnjë fakt pretendonte se ka shkelje profesionale, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka vërtetuar se nuk është bërë asnjë shkelje dhe shkrimi ka qenë korrekt dhe profesional.

Ankesa e Spitalit Amerikan është hedhur poshtë unanimisht nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Portali INFOKUSI edhe një herë ju sjellë të plotë shkrimin “RRËFIMI I TMERRIT – TEUTA MBETI NË KARROCË NGA SPITALI AMERIKAN” e po ashtu të gjitha publikimet tjera përfshirë edhe reagimet tejet jo profesionale dhe të ulëta të këtij spitali dhe mjekëve të cilët punojnë aty e qe Teuta Gashi, nëna fëmijëve i akuzon se e lanë të pa lëvizshme.

Po ashtu edhe storiet tjera lidhur me rastin shumë të rend të vdekjes se Hyra Gashit në këtë spital. Për këtë të fundit, familjarët e të ndjerës kanë rrëfyer ekskluzivisht për INFOKUSI-n gjithë ngjarjen qe ka ndodhur deri në mëngjesin tragjik kur nga ky spital janë dalë dhe i kanë treguar se familjarja e tyre ka ndërruar jetë.

Portali INFOKUSI lidhur me këtë rast ka raportuar edhe për hetimet qe është duke i bërë Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës Spitalit Amerikan. Po ashtu kemi botuar edhe letrën qe i ka dërguar kryeprokurori i EULEX-it, Kryeprokurorit të Shtetit.

Portali INFOKUSI në të gjitha shkrimet e botuara ka qenë shumë profesional dhe i ka trajtuar me kujdes. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe sot nga Këshilli i Mediavë të Shkruara.

  1. Rrëfimi i tmerrit – Teuta mbeti në karrocë nga Spitali Amerikan
    http://infokusi.com/rrefimi-i-tmerrit-teuta-mbeti-ne-karroce-nga-spitali-amerikan/
  2. Reagon ashpër Spitali Amerikan, nuk ofron fakte, sulmon mediet
    http://infokusi.com/reagon-ashper-spitali-amerikan-nuk-ofron-fakte-sulmon-mediet/
  3. Reagimi i Zukë Xanit për artikullin: Rrëfimi i tmerrit – Teuta mbeti në karrocë nga Spitali Amerikan
    http://infokusi.com/reagimi-zuke-canit-per-artikullin-rrefimi-tmerrit-teuta-mbeti-ne-karroce-nga-spitali-amerikan/
  4. Reagimi i Pleurat Sejdiut për artikullin: Rrëfimi i tmerrit – Teuta mbeti në karrocë nga Spitali Amerikan
    http://infokusi.com/reagimi-pleurat-sejdiut-per-artikullin-rrefimi-tmerrit-teuta-mbeti-ne-karroce-nga-spitali-amerikan/
  5. Skandal: Lexojeni çfarë SMS i shkruan mjeku i Spitalit Amerikan pacientes që mbeti në karrocë (FOTO)
Share: