Home KRYESORE Themelohet Aleanca për Mbrojtjen e Pronave të Bregdetit.

Themelohet Aleanca për Mbrojtjen e Pronave të Bregdetit.

Nga Nikollaq Neranxi

Në vijim të aksionit tonë qytetar si banorë të zonës së bregut, pak ditë më parë, intelektualë të zonës dhe përfaqësues të Shoqatave të ndryshme, të cilat kanë si objektiv të tyre, problemin e pronësIsë në këtë zonë, u bashkuam dhe themeluam Aleancën për Mbrojtjen e Pronave të Bregdetit.

Jemi më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë me pare, që t’i japim zgjidhje një herë e mirë problemit të pronës e cila ka mbajtur peng bregdetin shqiptar prej 26 vjetësh.

Asnjë qeveri qendrore dhe lokale, nuk i dha zgjidhje dhe nuk e coi pronën tek i zoti, por kanë favorizuar vetëm hajdutët me letra fallco dhe të fortët që kanë patur nga mbrapa njerëz të veshur me pushtet.

Kjo ka bërë që sot, në bregdetin shqiptar, të mos ketë asnjë investim serioz, që edhe ne si vend, të jemi krenar për këto pasuri që na ka dhënë Zoti dhe po ne që jemi të zotët e të tokës, të vendosnim cfarë do bënim me te.

Sot përfaqësues të Aleancës, u mblodhëm në kishën e Shën Thanasit, ku pasi u betuam një javë më parë para njëri tjetrit që këtë betejë do ta cojmë deri në fund, sot u betuam para Zotit, në tempullin e tij, pikërisht në atë kishë, qe njerëz të pafe e të pa moral, na e shkatërruan natën pabesisht.

Ne jemi optimistë në rrugën tonë, sepse jemi në të drejtën tonë dhe pikërisht për këtë arsye, kemi marrë mbështetje të plotë nga SHBA dhe Komuniteti Europian, të cilët pronën private e quajnë një gjë të shenjtë.

Më poshtë keni fjalën e njërit prej intelektualëve të kësaj Aleance, Kristaq Jorgji!

Profesori i nderuar Priamos Bollanos, ne takimin e sotem ne kishen e Shen Thanasit ne Dhermi, i kujtoi edhe nje here te gjitheve se sa e lavdishme ka qene historia e Himares ne shekuj.

As Ali Pashe Tepelena i cili njihej per bemat e tij, nuk arriti ta grabise dhe ta gjunjezoje kete komunitet. Por ne pasardhesit, duhet te demonstrojme me vepra, se jemi bij te denje te tyre.

Sot jemi ne nje moment historik, sepse Himara eshte ne rrezik. Te gjithe bashke, te gjithe ne nje mendje, te gjithe per nje qellim, per pronat dhe historine!

Ndiqni profesorin e nderuar tek takimi i AMPB!

Komuniteti Himarjot i Amerikes, mbeshtetes i fuqishem i kauzes sone per te marre pronat e trasheguara. Nuk munguan as sot ne takimin tek kisha e Shen Thanasit ne Dhermi me mesazhin e qarte: “Asnje investim ne zone, pa marre pronat e trasheguara!”

Cfare perfaqeson Himara? Eshte lulja e Vilajetit qe bota e ka sevda?

 

Share: