Home KRYESORE Absurdi / Kodit te Etikës “shkelur” nga martesa e Olta Xhaçkës dhe...

Absurdi / Kodit te Etikës “shkelur” nga martesa e Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Për Kodin e Etikës që u miratua sot në Asamblenë e PS, martesa mes dy deputetëve socialistë konsiderohet konflikt interesi. Eshtë e njohur publikisht në Partinë Socialiste marrëdhënia bashkëshortore mes Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës, ndërkohë që të dy ata kanë votuar pro këtij parimi sot.

Në nenin 9, aty ku flitet për papajtueshmërinë e lidhjeve familjare në drejtimin e Partisë, në pikën 1 saktësohet se

1) Nuk mund të jenë njëkohësisht në përbërje të së njëjtës strukturë drejtuese (Asamble Socialiste, Asamble Kombëtare) persona që lidhen nga marrëdhëniet: bashkëshortë, prind-bir/ bijë, vëlla motër, vjehërr-dhëndërr/ nuse.

Ndërkohë në pikën 3 thuhet se parimi i konfliktit të interesit mes bashkëshortëve është i vlefshëm edhe në grupin parlamentar.

3) Nuk mund të jenë në të njëjtën kohë kryetar i PS i Bashkisë dhe kryetar bashkie/ komune, drejtues kryesorë të PS dhe të zgjedhur ose të emëruar në funksione politike si deputet, zv.ministër, ministër, etj persona që lidhen nga marrëdhëniet familjare të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni.

Pas dasmës, Olta Xhaçka rrëfeu se miqësia me bashkëshortin aktual, Artan Gaçin u lidh “në ditët e vështira të grevës së urisë e protestave të shumta të opozitës në atë kohë, mes përpjekjesh pa fund për të vendosur drejtësi”.

Partia duket se ka bërë një sy qorr e një vesh shurdh kur ishte në opozitë dhe kishte nevojë për sakrificat e të dyve. Tani që është në pushtet e quan këtë “konflikt interesi”. Nuk dihet nëse Kodi i Ri i Etikës do t’i kushtojë mandatin e deputetit ndonjërit prej bashkëshortëve, por ai mund të jetë një pretekst që në zgjedhjet e ardhshme, në listat e kandidatëve të jetë vetëm njëri prej tyre. Të shohim kë do të zgjedhë partia./Lapsi.al

Share: