Home KRYESORE AKIP kundër Edi Ramës: Do t’i bindesh vullnetit të popullit

AKIP kundër Edi Ramës: Do t’i bindesh vullnetit të popullit

“Qytetarët shqiptarë e kanë shprehur vullnetin e tyre të papërkulur mbi çështjen në fjalë dhe kanë deklaruar se kurrë dhe për asnjë lloj arsyeje, Shqipëria nuk duhet të importojë plehra apo mbetje, për shkak se Shqipëria ka aktualisht me bollëk plehra të riciklueshme dhe të pariciklueshme dhe se vendi duhet të pastrojë veten dhe jo të mendojë për të pastruar botën”, thuhet në reagim te AKIp ne faqen e Facebook.

“Ne mendojmë se protestat masive të organizuara nga vetë qytetarët në shumë qytete të Shqipërisë dhe të Europës duhet të kishin dhënë mesazhin e duhur te kryeministri mbi domosdoshmërinë e anulimit të menjëhershëm të ligjit të miratuar së fundmi. Për shkak se mesazhi dukshëm nuk është marrë, ne do të vijojmë të organizojmë protesta deri në respektimin final të vullnetit të qytetarëve nga cilado forcë politike që mund të ketë pushtetin në Shqipëri.”

Nga ana tjeter AKIP mirëpret premtimin e kryeministrit për të pastruar Shqipërinë, megjithëse vëren se gjatë tri viteve të qeverisjes së tij, asnjë nismë konkrete dhe e integruar për menaxhimin e mbetjeve urbane nuk është kryer. AKIP deklaron se vullneti i popullit është i panegociueshëm dhe se beteja jonë do të vijojë deri në rrëzimin përfundimtar të çfarëdolloj ligji që lejon importin e plehrave apo mbetjeve në Shqipëri.

Share: