Home KRYESORE Aktori i “Portokalli” zbulon rrogën e lartë që merr nga Top Channel

Aktori i “Portokalli” zbulon rrogën e lartë që merr nga Top Channel

Aktori i “Portokalli”, Rezart Veleshnja ka zbuluar rrogën e lartë që merr nga ku ai jep shfaqje prej vitesh.

Gjatë një debati në “Facebook”, Rezarti ka treguar se paguhet nga “Top Channel” 4 milionë lekë, ndaj nuk ka nevojë t’i bëjë fresk asnjë partie. Debati ka nisur për kushtet e këqija të rrugëve në Shqipëri

“Rruga më kryesore që lidh Tiranën me jugun është autostrada ose më saktë rrugica Tiranë-Durrës pa pikën e dritave që në kohën kur e bëri Pandel Majko! Paguaj taksa sa të duash nga 400 mijë lekë në vit për makinat edhe rrugët tona s’kanë as standardin më minimal sa ajo e Maqedonisë!

Gjoba nga 200 mijë për rripin, gjoba për pije deri në burgim e rrugët janë po njësoj! Mjerë ne që patëm këtë fat! Pse o Zot na le në mëshirë të fatit me këtë lloj politike të korruptuar dhe dembele që nuk i dhemb fare për këtë popull”, shprehej aktori në proflin e tij, çka ka ngjallur reagim te një person tjetër.

Share: