Home KRYESORE Babezia e pushtetit me taksat e larta dhe nje drite shprese per...

Babezia e pushtetit me taksat e larta dhe nje drite shprese per ta ndalur!

Nikollaq Neranxi, drejtuesi i kompanise “Neranxi” njera nga me te sukseshmet ne Shqiperi njekohesisht Kryetar i Shoqates se Tregtareve, sot duke je referuar lajmit te Panorama me titull Shtimi i taksave bizneset e Bllokut rrisin cmimet kujton edhe nje here qe rritja e taksave nuk nxit ekonomine dhe rendit ne faqen e tij ne Facebook argumentet baze te cilat i jain te drejte kritikave te tij te meparshme ndaj pushtetareve:

“Ndodhi ajo qe kishim parashikuar! Rritja e taksave vendore, rrenoi dhe coi ne faliment shume biznese dhe ajo qe eshte e demshme edhe per konsumatorin, u rriten cmimet e produkteve dhe sherbimeve, per te mbajtur ne kembe dhe shpetuar biznesin.

Deri ne 10 here u rriten taksat vendore, pa asnje studim apo argumentim dhe per kete arsye Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise ku une jam kryetar, e coi kete pakete taksash ne Gjykate Kushtetuese. Lajmi i mire eshte se Gjykata ka pranuar shqyrtimin e kerkeses me 6 tetor.

Une jam optimist qe ashtu si ligji i supergjobave, edhe ai i taksave falimentuese do te shfuqizohet. Ne kete menyre shpetojme ata biznese qe i kane rezistuar raprezaljes se shtetit dhe ngritja e cmimeve te mos jete e vetmja rruge per te mos falementuar!

Share: