Home KRYESORE Blindohet Lamia, frikë nga një arratisje tjetër e Alket Rizait

Blindohet Lamia, frikë nga një arratisje tjetër e Alket Rizait

Zhvendosja e Alket Rizait, një prej të burgosurve më të rrezikshëm sipas autoriteteve greke nga burgu ku ai po kryen dënimin, drejt Gjykatës së Apelit në Lamia, është bërë në supermasa sigurie pak çaste më parë.

Rruga nga burgu i Domokosit në Lamia është bërë nën masa të rrepta sigurie, pasi shqiptari konsiderohet një i burgosur i rrezikshmërisë së lartë, duke marrë parasysh edhe arratisjet e tij të mëparshme. Rizai është futur nga hyrja e pasme e godinës, ku përsëri ndodheshin një numër shumë i madh i forcave të sigurisë. I dënuar me burgim të përjetshëm është arratisur në mënyrë spektakolare dy herë nga burgjet greke. /360grade.al

Share: