Home KRYESORE Britanikët “tallen” me flotën e Putin: Me këto rrangalla do na frikësosh?!

Britanikët “tallen” me flotën e Putin: Me këto rrangalla do na frikësosh?!

Një ditë pasi Rusia tregoi forcën, duke vendosur sipas një skeme të mirëpërcaktuar flotën e saj të rëndë, fare pak milje larg Britanisë, këta të fundit sot kanë ironizuar me Putinin.

Daily Mail në një shkrim e cilëson flotën aspak për ta pasur frikë. Sipas tyre ajo është e ndryshkuar, që lëshon kot tym dhe relike e kohës sovjetike.

Po dje, Britani reagoi duke publikuar informacione për nëndetësen HMS Dragon, cilësuar si me e shpejta në botë dhe që nuk bën fare zhurmë.

Ndërkohë që aeroplanmbajtësja e vetme ruse, Admiral Kuznetsov, në të vërtetë kurrë nuk lundron larg nga ‘porti shtëpi’ në Severomorsk.

Analistët janë të bindur se lëvizja e flotiljes ruse, më shumë se për mision luftarak, ka për qëllim të tregojë forcën ndaj Perëndimit.

Një zyrtar rus tha se “Admiral Kuznetsov” mund të zgjidhë çdo problem ushtarak, kudo që të shkojë./360grade.al

Share: