Home KRYESORE CV, Jeteshkrimi me cuditshem qe keni lexuar, por dhe me domethenes

CV, Jeteshkrimi me cuditshem qe keni lexuar, por dhe me domethenes

0

Nga Miranda Haxhia

“Ç’e ke kete?” Shtangu pasi e lexoi, kusheriri i larget nga mamaja.
“A me kerkove CV?”
‘Pse, keshtu do te fillosh pune ti?’

***

Curriculum vitae

Emri- Miranda, por per kusherinjte, Lali, per shoqet e ngushta, Mira.
Kam ngrene shege nga ato te baba Vanes dhe xhaxha Simit kur isha e vogel.
Kam bere hartimet e shokeve te klases, gjithmone.
U dashurova me nje çun klase ne gjimnaz, por nuk ma vari kurre.

Kur dola per here te pare me Maksin, xhiro, per pak me humbi varesja 8- qindeshe me gur, qe ma dha borxh Ilda Gjika, nje mesuese nga Berati, por qe e gjeta rastesisht, varur mes reçipetave, te keputur.

Shofer ne dasmen time dhe ai qe na solli nga materniteti i Elbasanit me gjith Marselin 2.5 kg, ishte i njejti dhe i vetmi taksixhi i Lushnjes, Saliu i famshem qe e njohin gjith lushnjarët.

Kur isha mesuese, i kam nxjerre njehere nxenesit e kl. V jashte pa leje, qe te luanin me deboren. Dhe qe ta njihnin si fenomen te rralle. Mora verejtje nga drejtori qe kishte inatin se e kishte vdekur gruaja.

Kam enderruar te iki me anijet, por mezi erdha deri Tirane.

Kur me zinte migrena ne shkolle, dilja te muri ishkolles, nxirrja vrer jeshil dhe kthehesha perseri ne klase per mesim. Nuk mungoja kurre.
Kur me propozoi Bardh Rustemi, ish dr. I Dr. Arsimore Lushnje qe te behesha drejtore shkolle, mbaj mend qe i kam thene: “Kur me fejuan, thashe ‘PO’ pa e kuptuar mire se ç’vlere kishte. Ngaqe jetoj me vjeherr, kam frike se i kam humbur ndjesite e menaxhimit, apo te drejtimit. Por, po them ‘PO’ sa pa na sjelle ndonje drejtor burre, siç zakonisht ndodh dhe nuk na kupton kurre ne grave kur vijme ne pune me sy te enjtur.’

Heren e pare qe kam pare Tiranen, isha me Gonin qe kishte veshur shoshonet reja te mamase; bleva petulla dhe ia çova mamasë time dhe hallo Dekos qe t’i provonin.

Ne Tirane, i jam mirenjohese njerezve te mire qe me kane ndihmuar te gjej veten e te ushtroj nje profesion qe me kishte ngecur ne sepet, qysh kur isha 18 vjeç, te shkruaja e te beja gazetaren. Tani, as ne Shqiperi nuk e duan, por shyqyr, seç eshte nje italian e nje prej Kosove qe me duan ende shkrimet. Bereqavers, do thoshte gjyshja ime, po te ishte gjalle.

Kam tre fustane, dy kostume, nje pallto dhe dy pale kepuce, nje moter, nje vella dhe dy kalamaj. Bej ndonjehere sherr me Maksin, por jo per xhelozi. Thjesht, nuk po biem dakord per dyshekun dormeo. Ia vlen ta blejme, apo jo?

Ah, kam blere edhe atlete Rebook. (Ai ishte sikleti, se te Gabi, hiqem si garipe une, por ne dyqan firme… ngec e skuqem nga turpi. Se nuk me besojne qe i kam paret per ato çmime.)

Ne dasmen e Nimetes, kusherires, qe rasti i fundit qe kam qeruar patate, pastaj me moren per te rregulluar pjatat, meqe kisha dore ne qendisje. Se me vone, dasmat u bene ne restorant.

E afte ne marredhenie nderpersonale, pune me grup, se kur mblidhemi me grate e lagjes, i degjoj me respekt e dashuri recetat e tyre.

Perdor sh. Mire kompjuterin, fb, kam disa faqe te preferuara interneti; byreket dhe pitet e se shtunes i qaj, vdes per filma te vjeter. Sa here shkoj ne fshat, shkoj ne varreza. Dhe kur kthehem te mamaja, ajo megatuan makarona me zog fshati.

Te keqija- me josh me shume t’u bej dhurate nxenesve per 7 marsin, sesa t’i zhvas. Lexoj shume e fle pak. Naten nuk shoh endrra se me griu fejsbuku. Popull i madh aty. Ca te vertete e sa te rreme. Si ne enderr.

P.s- Kerkoj te punoj mesuese ne sistemin arsimor shqiptar.

Nje pyetje: Po te kesh 22 vjet ne mesimdhenie, ke nevoje per testime? 😘 Pres pergjigje per pune.

Ashtu si eshte tipi i CV-se, ku nuk kam çuar. Dhe hiç. As konkursin per mesues nuk e kam fituar dot.”

“O i mjeri une qe te kam kusherire ty!!!’

‘O Berti, mos me shit dokrra mua, se po te ulesh e te me shkruash cv tende, do dalesh me gjysme shkolle e gjysme surrat partie. Sa here te them per pune, me genjen, me thua me jep nje cv. Aty asgje nuk eshte genjeshter.’

Ja, me thuaj ti, zj. Ministre, meqe i njeh shume mire mesuesit e shkolluar ne shtet, thjesht, ngaqe dallojne prej diplomes se tipit UFO, e qe e njeh personalisht: – kujt i beson, CV-ve qe lodhen si ta mbushin mesuesit qe duan dhjete vjet te behen mesues, apo kesaj CV+22 vjet pune derrçe ne arsim

Share:
Reklama juaj