Home KRYESORE Debati Grida Duma – Henri Cili ironizohet nga Jozefina Topalli

Debati Grida Duma – Henri Cili ironizohet nga Jozefina Topalli

Në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili u zhvillua një debat i tendosur mes Grida Dumës dhe Henri Çilit.

Analisti ka mbrojtur qeverisjen e Ramës dhe ka thënë se ai meriton një mandat të dytë. Por Duma i është kundërvënë duke i kujtuar thënien e Çilit për kryeministrin, që “Rama nuk mban dot asnjë premtim”.

Kështu, debati është ndezur dhe Çili pavarësisht kundër argumenteve të Dumës ka mbrojtur idenë se qytetarët jetojnë më mirë nën qeverisjen e Ramës.

Kjo ishte hera e parë që këta dy personazhe debatojnë publikisht me njëri-tjetrin, pasi Duma është një figurë publike që ka marrë mbështetje të madhe gjatë promovimit të saj nga Henri Çili.

Ky debat nuk ka lënë indiferente Jozefina Topallin e cila është spostuar nga pozitat në parti që pas ardhjes së Dumës.

Sa është mbyllur emisioni ajo ka shkruar një status, në të cilën debatin Duma-Çili e quan komedi. “Duartrokisni miq, Komedia mbaroi”, shkruan Topalli.

Share: