Home KRYESORE FOTO/ Ja si gjyshi sakrifikon veten për mbesën 22-muajshe

FOTO/ Ja si gjyshi sakrifikon veten për mbesën 22-muajshe

Një ngjarje e rëndë vjen nga qyteti i Padovas në Itali. Shqiptari 79-vjeçar Nevruz Hasa kishte dalë shëtitje me mbesën e tij 22-muajshe. Duke kaluar vijat e bardha është përplasur nga një automjet që udhëtonte me shpejtësi. I moshuari e shtyu karrocën që të mos preken nga makina duke marrë të gjithë goditjen për vete. Sipas medieve italiane ai mbeti i vdekur në vend ndërsa vajza e djalit të tij shpëtoi mrekullisht. Shkaktari i aksidentit ishte një person rreth të 30-ve që drejtonte një Volksëagen Polo. Fotot e aksidentit janë publikuar nga mediat italiane që i kanë kushtuar mjaft hapësirë kësaj ngjarjeje. /lapsi.al/

image (2)

villanova di camposampiero incidente morto nonno-2-2

Share: