Home KRYESORE Gazetari Tomorri “tallet” me propozimin e ministrit Manjani per ushtrine

Gazetari Tomorri “tallet” me propozimin e ministrit Manjani per ushtrine

0

Nga Klodian Tomorri

Nje spital psikiatrik me 3 milione paciente

Perfundimisht Shqiperia eshte bere nje spital i madh psikiatrik ku asgje nuk eshte ne vendin e vet.

Sot nje televizion negocionte me nje fatkeq, qe kishte hipur ne terrace dhe kercenonte se do hidhej per te vrare veten.

Zakonisht mediat jane per te informuar jo per te negociuar. Aq me teper ne keto raste. Ajo qe negocion me ata qe bejne tentativa vetvrasje eshte policia. Por kjo e fundit, edhe kjo ka kohe qe nuk eshte ne vendin e vet.

Policia ka kaluar si drejtori varesie nen Ministrise e Bujqesise, perkatesisht brenda departamentit te Korrje-Shirjeve.

Sipas statistikave zyrtare, kete vit kjo drejtori e ka realizuar planin 99.8 per qind. E konfirmoi edhe Guardia Di Finanza.

Kjo na ka nxjerre nje problem tjeter. Teksa policia merret me korrjet, shtrohet ceshtja kush do e ruaje rendin publik? Por edhe kesaj ja gjetem zgjidhjen sot. Ushtria.

Shqiperi 2016.

Share:
Reklama juaj