Home KRYESORE Habit Eduard Halimi duke rrëfyer sëmundjen e tij

Habit Eduard Halimi duke rrëfyer sëmundjen e tij

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halomi ka bërë një rrëfim të pazakontë në sallën e kuvendit. Që në nisje të saj ai mori fjalën duke kërkuar që të futej sa më shpejt në rendin e ditës kërkesa e opozitës për mbajtjen e një referendumi për ligjin që lejoi importin e mbetjeve në vend.

Halimi solli si shembull sëmundjen e tij duke folur për herë të parë në publik për këtë çështje dhe duke habitur deputet.

“Mos mendoni se helmi nuk troket. Unë jam shembulli konkret, nëse doni të thoni “provojë në trupin tënd”. Është e njohur që ndotja e ajrit është një nga faktorët kryesorë të sëmundjeve të gjakut. T’i ndalojmë sot që nesër të mos jetë vonë. Mendoni për fëmijët tuaj sot në mënyrë që të mos u mohoni të drejtën e jetës.” – tha Halimi duke marrë duartrokitje në fund të fjalës së tij

Share: