Home KRYESORE I plagosuri në Durrës, dyshohet si vrasës me pagesë

I plagosuri në Durrës, dyshohet si vrasës me pagesë

29-vjeçari Alfred Skonja, që u plagos mbrëmjen e sotme një atentati në lagjen nr.5 në Durrës, sapo ishte liruar nga burgu. Ai ishte arrestuar më 25 gusht duke drejtuar një makinë të vjedhur dhe u dyshua për organizimin e një vrasjeje.

Alfred Skonja u lirua për mungesë provash, pasi u akuzua se kishte planifikuar vrasjen me pagesë të një biznesmeni dhe pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur. Por Alfred Skonja qëndroi në burg vetëm 30 ditë, dhe u lirua për mungesë provash.

i-plagosuri-durresPor Alfred Skonja ishte një emër i njohur për policinë. Në vitin 2009, Skonja në bashkëpunim me tre presona të tjerë u arrestuan për plaçkitje të një dyqani celularësh në qendër të Durrësit. Pas disa përpjekjeve dhe hetimeve intensive, policia bëri të mundur arrestimin e grupit kriminal, duke prangosur të rinjtë Alfred Skonja, Arber Bardhi, Sali Ndregjoni dhe Ismail Deshuka. Ata u akuzuan për disa vjedhje në Durrës dhe u dënuan me burg./lapsi.al

Share: