Home KRYESORE I VDEKUR I PA KALLUR…HISTORI TIRONSE…

I VDEKUR I PA KALLUR…HISTORI TIRONSE…

Nga haberet e Mitro Celes

Tre ditë më parë vdiq një mik i familjes. Muntaz Muço. 80 vjeç. Babai, Xha Bajo, ishte nga Gjirokastra. Shumë i pasur. Shtëpi e katandi. Me bollëk. Toka e kullota në Sarandë. Pasuritë ja mori Enveri. Florinjtë, një sënduq, i dorëzoi vetë….”O florinjtë në bankë, o litarin në fyt! Më thanë. I dorëzova. Dhe mbeta gjallë, të pi kafe me ty, o Mitro xhani.” …Shkova mbrëmë për ngushëllim. Muntazi ka dy vajza. Mes lotëve, nisën të flasin:

-E mo Mitro! Na ngjau një hata, që nuk ja urojmë as hasmit! Na mbeti xhenazeja në mes të shtëpisë! Gjetëm angjesinë e varrimeve. Bëmë shpalljen për orën e varrimit Porositëm lokalin.

Në mëngjes, tek angjesia e varrimit më kërkuan çertifikatën e çregjistrimit të babait. Sipas rregullit, në fillim shkova në poliklinikë. Doktoresha nuk gjente AS regjistrin as kartelËN. Bir o Mina! Kaluan tre orë. Asgjë.

-Kthehem tek angjesia. Pa letra. Nuk ta varrosim. Thanë. Na vjen prokuroria në derë. Ka ndodhur, që pa dokumenta, prokuroria ka urdhëruar hapjen e varrit….Lotë çurkë! Jo për vdekjen e babait, por për ta varrosur. Më në fund agjensia, kundër rregullit dhe me rrezik, pranojë që kortezhi të niset nga shtëpia.

-Ka edhe më keq. Vazhdoi tregimin vajza e dytë. Ditë më parë vdiq një zonjë. Dy ditë arkivoli mbeti në shtëpi. Poliklinika nuk gjente emrin në regjistra. Agjensia nuk bënte varrimin. Le kufoma e pa kallur, por dy herë u bënë pagasat për lokalin.
Miq, histori burokratike nga Tirona, kryeqyteti, de…

Share: