Home KRYESORE Ku kanë shkuar për muaj mjalti çifti Zogu?

Ku kanë shkuar për muaj mjalti çifti Zogu?

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga eventi mediatik i dasmës së trashëgimtarit të familjes mbretërore dhe menjëherë, Leka II dhe aktorja Elia janë nisur për muajin e mjaltit.

Ditët e para si çift i sapomartuar po i shijojnë jashtë Shqipërisë. Planet përpara dasme ishin për të vizituar rezidencën mbretërore të dikurshme në Afrikën e Jugut, por vetë Elia ka preferuar mos japë detaje në foton e publikuar.

Princi dhe Princesha duken më se të lumtur në foton e parë nga pushimet e tyre, pas një angazhimi disa mujor për dasmën që kulmoi më 10 tetor./Lapsi.al

Share: