Letra prekëse tronditese e 10-vjeçares me sëmundje të rëndë:

Letra prekëse tronditese e 10-vjeçares me sëmundje të rëndë:

0

“Më mungon jeta ime. Nuk mund të jetoj dot me këtë vuajtje në zemër. Edhe zemra po e humbet fuqinë e saj për të përballuar këtë vuajtje”.

Kështu nis letra që Ervisa Ruda, 10 vjeçe, i ka lënë nënës dhe tezes së saj me frikën që një ditë papritur do të iki nga kjo botë.

Ervisa është diagnostikuar me sëmundje të rëndë të zemrës menjëherë pas lindjes, ndërsa sipas mjekëve kardiologë, ndërhyrja kirurgjikale është e pamundur dhe i vetmi shpëtim për 10-vjeçaren është transplanti.

Për nënën e saj, këto 10 vite kanë qenë të mbushura me frikë, ankth dhe shumë pak shpresë. Ndërkohë babai i ka braktisur që në momentin e lindjes së fëmijës së sëmurë.

“Ai nuk do ta dijë farë, prandaj u ndava. Nuk na ndihmon farë”, shprehet Miranda Çili, nëna e vajzës.

Në kushte të vështira ekonomike familja e gjyshit e ka të pamundur të përballojë kurimin e vajzës, ata luten që dikush të mund t’i ndihmojë.

“Në muaj, vajza merre rreth 100 mijë lekë ilaçe. Ka raste që merr edhe më pak, por shpesh shkon edhe 150 e 200 mijë lekë ilaçe. Kërkojmë ndihmë nga shteti, nga bashkia që vajza të jetojë si të gjithë të tjerët, të jetë normale”, shprehet gjyshi i vajzës.

Ervisa është një nxënëse e shkëlqyer, edhe pse shpesh herë ditët e shkollës shndërrohen në krevate spitali ku i duhet të qëndrojë me ditë të tëra në oksigjen.

Në gjendje të rënduar psikologjike, 10-vjeçarja që tashmë ka kuptuar çdo gjë, e ka të pamundur të flasë./Shendeti.com.al

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY