Home KRYESORE Marina britanike “fut në shënjestër” luftanijen ruse!

Marina britanike “fut në shënjestër” luftanijen ruse!

FOTO L

Marina Mbretërore Britanike po vëzhgon me vëmendje luftanijen dhe avion-mbajtësin rus që po kalon në ujërat britanike për të shkuar drejt Sirisë.
rb2Në shenjë të përshkallëzimeve të tensioneve me Rusinë, Sekretarja e Mbrojtjes britanike sot paralajmëroi Moskën se, “kur këto anije vijnë në afërsi të ujërave tanë, do të vëzhgojmë çdo hap të rrugës së tyre. Do t’i vëzhgojmë si vendosmëri e jona për të mbajtur Britaninë të sigurt”.
Kjo deklaratë e Britanisë në një farë mënyre përkeqësoi marrëdhëniet mes vendeve pasi Sekretari i Jashtëm Boris Johnson u përfshi në një zënkë me Ambasadën Ruse javën e kaluar.
rb3Flota ruse, që përfshin 55 mijë tonë avionë luftarakë, do të shoqërohet nga një Shkatërrues Marine.
Anija ruse Kuznetsov dhe shtatë anije të tjera shtesë do të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar për në udhëtimin e tyre drejt vendit të shkatërruar nga lufta në përgatitje për të bombarduar forcat rebele në Alepo.
Share: