Home KRYESORE Mbyllet faza e dytë e regjistrimit, mijëra vende bosh në universitetet publike!

Mbyllet faza e dytë e regjistrimit, mijëra vende bosh në universitetet publike!

Zyrtarisht në 16 tetor u mbyll faza e dytë e regjistrimeve në universitete, por duket se edhe pse flitet per suksese nga mengjesi deri ne darke nga kryeministri Edi Rama, sërish kanë mbetur ende të paplotësuara rreth 50% e kuotave.

Lapsi.al raporton se në Universitetin e Tiranës, nga mbi 5.300 kuota janë regjistruar rreth 2.700, pra mbeten ende të lira 2.600 kuota të tjera. Në Universitetin e Mjekësisë, rezultonin të lira 450 kuota, pra më shumë se gjysma. Në Fakultetin e Ekonomisë mbeten të lira rreth 2/3 e kuotave të pranimit, ose 776 kuota të paplotësuara.

Numri i kuotave të paplotësuara për secilën degë përkatësisht është: 265 në degën Financë, 279 në degën Administrim Biznes, 156 në degën Informatikë Ekonomike dhe 76 në degën Ekonomiks.

Parimisht maturantët që nuk regjistrohen në asnjë nga degët ku janë shpallur fitues në datat 17-18 tetor, në fazat pasardhëse humbasin të drejtën e studimit në degët që nuk janë regjistruar.

Regjistrimet do të vazhdojnë me faza 48-orëshe, deri në datën 27 tetor.

Ndërkohë rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka bërë të ditur se ende në disa programe studimi të këtij universiteti vijon të ketë zero të regjistruar. Bëhet fjalë për programe studimi, si Logopedi, Teknik Laboratori dhe Imazheri, ku as në fazën e parë, as në fazën e dytë nuk ka pasur asnjë të regjistruar.

Nderkohe burime te ndryshme bejne me dije se Universitet private me pagese kane patur nje fluks te madh rregjistrimesh nga kontigjenti i maturanteve te cilet kane frike mos humbin vitin universitar.

Share: