Home KRYESORE Motra e studentes së vetëvrarë: Vonesa e ambulancës ishte fatale!

Motra e studentes së vetëvrarë: Vonesa e ambulancës ishte fatale!

Një studente 21-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u helmuar me sasi te madhe fostoksine në një nga godinat e “Qytetit Studenti”. Nuk dihen ende arsyet që e çuan vajzën nga Fieri drejt këtij akti të rëndë, por familjarët akuzojnë se për vonesë të ambulancës.

Këtë pretendim e ngre motra e saj, por edhe një dëshmitare. Në adresën e Jeta Osh Qef ka shkruar edhe motra e 21-vjeçares së nderë. Ajo ka treguar momentet tronditëse që po përjeton familja e saj, si dhe fajëson shëndetësinë, pasi nëse ambulanca do të vinte vetëm 5 minuta më shpejt motra e saj do të ishte gjallë.

“Me 4 tetor do përkujtoj mortin e sime motre. Urim kam vetëm një, uroj shoferit të ambulancës një ditë t’i vdesë fëmija në duar doktorit të urgjencës, t’i vdesë motra në ditëlindje. Më parë mbështesja rilindjen, por sot uroj që Rama të ndjejë të njëjtën dhimbje që po ndjejmë prindërit e mi dhe unë”

Share: