Home KRYESORE Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i PD-së, Gilman Bakalli

Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i PD-së, Gilman Bakalli

Është ndarë papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe profesori universitar Gilman Bakalli! Sipas burimesh mediatike shkak është bërë një leucemi akute.

Megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij. Ai u nda nga jeta rreth orës 18.30 në moshën 49-vjeçare. Bakalli ishte diplomuar në gjermanistikë në universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodërs. Ai mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Aktualisht ishte Lektor ne nje universitet privat. Kishte një përvojë në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.

Share: