Home KRYESORE Parandalohet vrasja dhe arrestohet 50-vjeçari

Parandalohet vrasja dhe arrestohet 50-vjeçari

Policia e Tiranës ka parandaluar sot një vrasje. Ka qenë një telefonate të ardhur në Sallën e Policisë së Tiranë, tek numri 112, ku qytetari M. P., njoftoi se Bajram Islami, po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe Shqiponjat, të cilët bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e personit si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri tip pistoletë model 54, me një krëhër. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Share: