Home KRYESORE Pas luftës së Trump mbi Clinton, Demokratët ndjehen të mposhtur; mund të...

Pas luftës së Trump mbi Clinton, Demokratët ndjehen të mposhtur; mund të mos votojnë!?

Fushata e Hillary Clinton po përballet me një rrezik emergjent për ambicien e saj presidenciale- shkruan për Reuters, By James Oliphant nga Uashingtoni- në qoftë se Donald Trump vazhdon të ushtrojë të njëjtin presion. Sipas sondazheve të kryera së fundi, shumë Demokratë mundet, thjesht, të qëndrojnë në shtëpi ditën e Votimit, më 8 Nëntor.

Pa mbështetje të mjaftueshme popullore, Clinton ka mbetur edhe pa kapital politik që të mund ta çonte atë drejt Shtëpisë së Bardhë. Në qoftë se Republikanët, më 8 Nëntor do të dalin në votime në numër të konsiderueshëm, atëherë kjo do t’i kushtojë shumë ëndrrës presidenciale të Clinton; ky do të ishte skenari më i keq.

Clinton, kandidate Demokrate, ka shpenzuar kohë dhe energji gjatë fushatës duke dhënë alarmin mbi të ardhmen e Presidentit Trump. Ajo ka luftuar të shtrijë vizionin e saj imponues për presidencën dhe ka dështuar në kujdesin për çelësat elektoralë, ku përfshihen votuesit e minorancave dhe liberal- demokratët.

Sondazhet tregojnë se shumë votues e kanë mbështetur Clinton në “primare”, vetëm e vetëm që të ndalonin Trump, kandidatin Republikan, që të vijë në Shtëpinë e Bardhë. Në qoftë se Demokratët nuk do të kishin shpresë se Trump vjen, atëherë çfarë i motivon që të votojnë?

Sipas sondazheve të Reuters/Ipsos, rreth gjysma e mbështetësve të Clinton thonë se ata e mbështeten Clinton për të ndaluar Trump që të fitojë. Ka një kontrast në shifra: Vetëm 36.5 për qind thonë se e mbështetën për shkak të politikave të Clinton dhe vetëm 12.6 për qind thonë se e mbështetën sepse e duan Clinton personalisht.

“Pjesëmarrja në votime është në korrelacion me nivelin e garës”, thotë Michael McDonald, një ekspert zgjedhjesh në Universitetin e Florida. “Sa më e lartë gara, aq më e lartë pjesëmarrja”/Veritas

Share: