Home KRYESORE Praglufte? Acarohet situata: Luftanijet ruse drejt ujërave të Britanisë

Praglufte? Acarohet situata: Luftanijet ruse drejt ujërave të Britanisë

Mediat po publikojne foto qe tregojnë luftë-anijet ruse që lundrojnë drejt Britanisë ndërkohë që kanë si destinacion Sirinë.

Forcat e Armatosura norvegjeze kanë fotografuar një flotë luftë-anijesh ruse që lundrojnë në bregdetin e saj, përfshi dhe një aeroplan-mbajtëse dhe nëndetëse.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Marina Mbretërore ndezi alarmin pasi u zbulua se Rusia planifikoi të dërgonte një flotë anijesh luftëtare përgjatë bregdetit britanik.

Burimet treguan se sot anijet ndodheshin akoma në veri të Skocisë por pritej të shkonin drejt Britanisë në çështje ditësh.

Flota ruse, që përfshin 55 mijë tonë avionë luftarakë, do të shoqërohet nga një Shkatërrues Marine, transmeton oranews.

Anija ruse Kuznetsov dhe shtatë anije të tjera shtesë do të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar për në udhëtimin e tyre drejt vendit të shkatërruar nga lufta në përgatitje për të bombarduar forcat rebele në Alepo

Share: