Home KRYESORE Publikohet kënga e re e Alban Skënderaj

Publikohet kënga e re e Alban Skënderaj

Ashtu si dhe eshte lajmëruar para pak ditësh, Alban Skënderaj ishte duke punuar për këngën e tij të re, këngë e cila do të ketë titullin “Stoli i Trëndafilave”. Ai ka publikuar në Instagram një foto me të cilën paralajmëron fansat se ditën e sotme do të publikojë këngën e re në kanalin e tij në Youtube. Nga titulli kuptojmë se bëhet fjalë për një baladë, ndoshta një dedikim ky për bashkëshorten, Miriamin. Albani këtë vit ka qenë shumë aktiv në skenën tonë muzikore, duke sjellë këngë të bukura e më e fundit ka qenë ajo me titull ‘Engjëll’ të cilën e ka publikuar gjatë verës.

Share: