Home KRYESORE Sali Berisha: Ja si rrëzohet Edi Rama!

Sali Berisha: Ja si rrëzohet Edi Rama!

Ish- kryeministri Sali Berisha ne nje interviste për ABC News thote se ja si mund te rrezohet kryeministri Edi Rama:

“Shqiptarët janë të stërngopur me Ramën. A mund ta rrëzojnë shqiptarët atë? Absolutisht që në rastin e parë që do të vendosin. Por ka një gjë. Rama rrëzohet kur ata të ndërmarrin një protestë të qëndrueshme.

Historia e lëvizjeve demokratike në Shqipëri është, përveç lëvizjes së dhjetorit, ato kulmuan vetëm kur ato qëndruan. Në shkurt 91 po të mos qëndrohej dy javë në protestë dhe të finalizohej me grevë urie, ka rrezik që Enver Hoxha ta kishte përsëri statujën në Sheshin Skënderbej. Por shqiptarët qëndruan në betejën e tyre më epike në histori. Po kështu në kombet të tjera. Ndaj e kanë në dorë të nisin një protestë, dhe unë ju garantoj që Rama nuk pret dot as dy javë. Ikën, ikën se është i ikur si qeveri. Mori vendimin për plehrat? Pse nuk e voton dekretin e presidentit? Po kryeministër në botë që nuk bën mocion nuk ka kush në botë. Se është i pakarakter. Qeveritari është qeveritar dhe i nënshtrohet kushtetutës së vet e cila thotë se në këtë rast paraqitet për mocion. Në vend se të bëj këtë, rri si një njëri jo normal, të bindë shqiptarët duke shfrytëzuar mediat, se mbetjet nuk janë pleh e se plehu nuk është mbetje. Ndaj dhe shqiptarët e kanë në dorë, kanë edhe gurin edhe arën për tu ndarë nga kjo qeveri, e cila është në kuptimin më të saktë të fjalës; një organizatë e mirëfilltë kriminale”, tha Berisha.

Gazetarja: Duhet të shofin dhe një ekip përballë shqiptarët. Zoti Basha ka thënë disa herë se konsideron veten si kryeministër në hije, por kryeministri hije duhet të ketë dhe ekipin. A po vonon PD për të përcaktuar ekipin, për të prezantuar atë. Do jetë më pas hartimi i listës së deputetëve. Ka patur një pranim bashkëfajësie në lidhje edhe me sistemin e rënë dakort në 2008 nga zoti Basha. A është ky një moment për ta bërë këtë? Si e konsideroni ju?

Berisha: Unë mendoj se PD ka njerëz, shoqëria shqiptare ka shumë njerëz, bota akademike ka shumë njerëz dhe jo pak, shqiptarë të shkolluar e të zotë në Shqipëri dhe në botë ka plot. Dhe absolutisht PD, duke marrë parasysh këtë tërësi, mund ti japi vendit qeverinë më të aftë që ka patur ndonjëherë në histori, me ministra jo të pashkolluar, se gjysma e tyre janë me diploma poshtë e përpjetë, por me ministra të shkolluar në universitetet më serioze të botës. Po të isha unë qytetar, ajo që do i kërkoja PD-së, do i kërkoja një spektër të gjërë përfshirje në qeverisje, sepse sot potencialet janë shumë më të mëdha se sa ishin 10 apo 15 vite më parë. Kështu që nuk ka asnjë mungesë PD për të organizuar, për të paraqitur qeverisjen më të mirë, kandidatët më të mirë dhe ekipin e fitores. Unë them se pothuaj i ka gati. Them, sepse duke qënë se nuk merrem me asnjë aspekt të organizimit të PD, nuk mund të them gjëra konkrete, por PD këto që thashë i ka në punën e përditshme.

Reforma në drejtësi

Berisha: “Vettingun e ka kërkuar PD, jemi ne nismëtarët e Vettingut. Ajo është kërkesë e jona por jo gjah shtrigash, jo gjah politik. Vettingun e bëjnë burra dhe gra, njerëz të ndershëm, të cilët s’kanë asgjë për ti fshehur shqiptarëve për veten e tyre dhe pastaj nuk lejojnë të fshehin as për të tjerët. Kjo është e gjitha”.

Share: