Home KRYESORE SEKS DHE POLITIKË NE FILXHAN TË KAFESË

SEKS DHE POLITIKË NE FILXHAN TË KAFESË

NGA HABERET E MITRO CELA

Ka dy vjet që rrezet e para të diellit më gjejnë në kodrat e Liqenit Artificial. Duke marrë të tatëpjetën e rrugës që të çon prapa Gardës, më rrethuan një grup vajzash, ezmere të trazuara me bjonde të kolme. Unë gjysëm I xhveshur, thashë se më iku fiqiri, jo nga bezdia por nga kënaqësia! Njera më vështronte sikur donte të më hante të gjalla!

Zoti Krisht! Na ruaj nga ndonjë gjynah tani në prag të zgjedhjeve , se po marr në qafë partinë dhe sidomos ish kuadrot, që mezi presin të firmosin në borderotë e rokadës së pushtetit! Në këto çaste letargjike dëgjoj një zë:

-Mitro ziu! Të ra damllaja! Ke hapur sytë si të qoftëlargu! Pika burrit, ke edhe goxha grua!

Fjalët më bënë esëll. Përparta meje qëndronte Albana. E kemi si rob shtëpie: Një herë në tre ditë vjen për të parë filxhanët e kafesë.

Nga sëkëlldia dola shpejt duke I thënë Albanës:

-Të presim pas punës për të parë filxhanin!

Mora një përgjigje befasuese:

-Pse jashtë punës e jo brenda orarit? Ne lista skarco prodhojmë. Them skarco sepse janë për konsum të brendshën, domethënë për zgjedhjet lokale më 1 Tetor 2000, që arbitri (OSBE-ja) do tia japi aforfe Partisë Socialiste.

E vështrova Albanën nga koka deri tek këmbët poshtë minit, sepse ligjirata e saj I shkonte për shtat Kamysë ose të paktën Zhan Pol Sarterit! Ku ta kishte gjetur këtë kulturë egzistecialiste! “Eureka!” Është gjuha e filxhanit të kafesë, që unë u bëra gjysëm shekulli dhe nuk e ktheva një herë! Do ta provoj edhe unë!

Në orën 12 ra dera. Hyri Albana. Sa mori në telefon Ezmerkën time, vura në zjarr xhevzenë. Nuk ja kurseva kafen, sepse duke qënë kontrabandë, ka raste që fati bën evazion. E piva gjithë lezet. Sipas rregullit e rrotullova filxhanin, e përmbysa dhe I bërë tre herë kryq përsipër, si I fesë ortodokse. Pasi u “poq” Albana tha:

– Sot është bërë modë: Politikanët e kërkojnë fatin tek yjet ose tek filxhani!… Për kë do ta vazhdosh fallin?

Unë:- Për ambasadorin amerikan Limprehtin?

Albana:- …Uaa! Lanet! Çfarë më shohin sytë!…Një pyll. Brenda pyllit një liqen. Në buzë të liqenit një shtëpizë…Futet ambasadori Amerikan. Prapa një ezmerkë. Limprehti hap një kuti…Çjanë këto koqe?… Uaa viagra!…Uaa kolofiti katër koqe!…Do ngordhësh mo mavri!…Alarm!…Limprehtit i pushoi zemra! Vjen nje helikopter…Vdiq! Mavria!…Shiko! Shiko! Nga prapa gardhit po del një ezmerkë! Bishë jo femër!…Ja mori ymrin ambasadorit!…Një dorë i dhanë edhe viagrat!…

Në pritje të zonjës sime, nisëm të kuvëndojmë për punën. Albana tregon. Shkruajmë në kompjutert listat e zgjedhjeve. Kemi një drejtor të mëngjër, sepse ndryshe nuk do të ishte I pari I qëndrës! Një ditë u hap një thashathem në punë. Drejtori kishte fituar tenderin që vlente nja një milonë e ca dollarë. Kishte shpenzuar qimet e kokës për të blerë kompjutera e kondicionerë. Ndërsa rrogat tona jo më shumë se 150 mijë lekë të vjetra në muaj. Ngritëm zerin. Bëmë pak zhurmë. Na thanë se nuk ka gjëndje arka!

Pas kësaj skene edhe drejtori bënte sikur na paguante, por edhe ne bënim sikur punonim. Me dashje më shumë dhe nga padituria më pak, nisëm sakatimin e emrave. Diku pashë një emër Toqe Dhima. Në vend të “T” vura një “K”. Më therret një bjonde. Lexova në origjinal Karamuço. Bjondia e ndau fjalën më dysh, duke ja ngjitur “a”-në muços. E selektoi pjesën e dytë dhe I dha komandën “Delete”. Në listë mbeti pjesa e parë! Qeshëm me lotë, sa na kërcënoi me pushim nga puna drejtori!

-Por mos harro më të bukurën! Produktet e punës sonë do të merrnin rrugën e “kurbetit”. Do të shkojnë në Kanada. Atje do të prodhohen kartat e indetitetit. Gallatë e madhe! Shumica do të dalin skarco!…Nuk më beson? Po nuk doli fjala ime më çpofshin majën e hundës si demat e rracës!

…Kur i doli fjala filxhanit?! Ne pranvertën e vitit 2000 nga Kanadaja erdhen karta indetiteti për 20 përqind të shqiptarëve. Të gjitha fallco…U tretën edhe 6 milionë dollarërë dha OSBE-ja…Po më tej? U plakën e u trashëguan…Askujt nuk I hyri gjëmb në këmbë?!…

Share: