Home KRYESORE Shekulli i bythës, apo i mendjes ?

Shekulli i bythës, apo i mendjes ?

Nga Apostol Vaso

Shekulli i bythes, apo i mendjes ? Kjo ishte tema ne emisionin Top Show.

Te jesh ne shekullin e “bythes”, do te thote qe, cdo gje te funksionoj normalisht, dashuria, shoqeria dhe familja, qe jane produkt i terheqjes ndaj saj.

Pashaporta kryesore dhe primare e cdo qenie njerezore eshte seksi. Ne dallohemi kush jemi, cfare perfaqesojme dhe si mendojme, nga seksi.

Femra, sepse eshte femer, mendon si femer, pra mendon per mashkullin, sepse nepermjet tij, ajo realizon atributi i saj kryesor, qe eshte memesia. Ajo nuk mund te realizoj memesine e saj pa mashkullin.

Mashkulli eshte mashkull dhe mendon si mashkull, pra normalisht mendon per femrat. Objektivi i tij kryesor eshte te trashegoj veteveten dhe kete e realizon nepermjet femres se tij.

Nudo ka patur gjate gjithe kohes, sepse trupi njerezor eshte pasuria me e shtrenjete e universit. Prandaj nudot e antikitetit dhe te rilindjes, kurre nuk na japin ndjesine e mekatit, por gjithmon na lidhin me dimensionin hyjnor. Ndryshe nga ndjesia qe percjell nudizmi i sotem, qe na ben te ndjehemi fajtor dhe te friksuar per gjeneraten e re.

Ne emision u permend edhe nje filozof, qe suksesin e tij me teper se nga librat, e ka arritur nepermjet facebook-ut. Pa tjeter,nje filozof qe nuk eshte filozof, nuk mund te arrije suksesin nepermjet filozofise.

Filozofia nuk mund te pranoj ate, qe u permend si sukses ne kete emision, qe filozofi te zbresi poshte, tek masat. Ajo quhet filozofi sepse i terheq te tjeret larte, drejt moralit dhe urtesise.

Ky shekull nuk eshte, as i bythes dhe as i mendjes. Ky eshte shekulli i demoralizimit te shoqerise.

Share: