Home KRYESORE Shpërthen Abazi i AD ndaj ambasadoreve: Për Reformën ne Drejtësi, injoruat Reformën...

Shpërthen Abazi i AD ndaj ambasadoreve: Për Reformën ne Drejtësi, injoruat Reformën Zgjedhore! Po Tani?

Nga Eduart Abazi*
MIQVE NDËRKOMBËTAR,
Përmes ambasadorëve në Tiranë. Kryesisht zotit Donald LU ambasador i SHBA-së zonjës Romana VLAHUTIN ambasadore BE-së, zotit Bernd BORCHARDT kryetar i prezencës OSCE,
Të nderuar miq, ju kemi falenderuar për kontributin që keni dhënë dhe përpjekjet për të thënë të vërtetat para qytetarëve dhe disa herë gjysëm të vërteta, diku me gjuhë diplomatike të zbehur e që në fakt nuk i ka bërë mirë askujt.
Me shpresën se e kishit gjetur çelësin për të ndriçuar (përmirësuar) vetëdijen e faktorit shqiptar për tu vënë në shinat e duhur të demokratizimit të vëndit nepermejt Reformes ne Drejtesi.
Disa besuan, disa u entuziazmuan, disa të tjerë u ngazëllyen dhe ju menduat se ja dolët, por sot ne saj te rregullave te Demokracisë, duket se kjo axhende shtyhet për larg…
Ka mbi një vit, që një Grupim i Subjekteve Politike në një tryezë të formatuar, çdo muaj ju bënim me dije se nga praktikat në Shqipëri kishim mësuar manovrat e disa segmenteve të politikës që mbajnë peng ecurinë e shqiptarëve, te cilet janë aktorë të përsosur që turbullojnë mëndjet e shqiptarëve çdo 2 (dy) vjet sa herë ka zgjedhje pasi kanë në dorë haraçin dhe kërbaçin.
U përpoqëm tu bindim të na dëgjonit për të parë realitetin me syrin e bazës e në dritën e diellit, jo nën dritën e shandaneve, salloneve ku ata te pushtetit i bëjnë qefin vehtes aq mirë sa zor të mos i besosh!
E kërkonim me ngulm që Reforma Zgjedhore të vlerësohej si mundësia më e mirë për ti hapur rrugë Reformës në Drejtësi e reformave të tjera të domosdoshme, por nuk na degjuat!
Për fatin tonë të keq dhe të shumicës së shqiptarëve, nuk na e vinit veshin, por koha na dha të drejtë. Ajo që ka ndodhur nuk mund të kthehet, por, aq kohë sa na ka ngelur mund të ndikojë që të bëhen gati gjërat më të domosdoshme për zgjedhjet që janë në prag dekretimi.
Besojeni edhe ju se ky është shansi i fundit për të ndryshuar diçka duke lënë gjurmë në një proces që mund të ndikojë në shkëputjen e Shqipërisë nga bataku zgjedhor ku ka qene keto 20 vite.
Duke ju falënderuar dhe shpresuar.
Eduart Abazi eshte Kryetar i Aleanca demokratike dhe koordinator i grupimit te Subjekteve Politike për Zgjedhje të Lira e me Standarde 
Share: