Home KRYESORE Spahiu i LSI-së: Na lodhi PS! Duhet një kryeministër nga LSI!

Spahiu i LSI-së: Na lodhi PS! Duhet një kryeministër nga LSI!

Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, që kandidon për kryetar përballë Ilir Metës e hapi fushatën e tij elektorale në Peshkopi ku edhe është zgjedhur deputet.

Jo rastesisht ai e vuri theksin te pakënaqësitë e bashkëqeverisjes me Partinë Socialiste. Keshtu Spahiu dashur pa dashur behet zedhenesi i asaj qe peshperitet ne LSI nga Ilir Meta.

Jo rastesisht zgjidhet Peshkopia per ta bere nje gje tille. Aty filloi edhe eksperimenti i Edi Rames me PDIU per te fituar zgjedhjet pa mbeshtetjen e LSI. Pra duke perdorur PDIU ne vend te saj dhe qe ne fakt rezultoi efecent. Partia e Cameve mori vota te LSI ne qytetin e lindjes se Perparim Spahiut!

“LSI, nuk duhet të vazhdojë e të prodhojë kryeministra, që nuk janë me teserën e saj. Sepse shpesh kemi qenë të detyruar të paguajmë kosto shumë të larta si parti politike, kur aleatët, edhe hapur edhe nëpër korridore, na e kanë lënë ne, faturën e dështimeve te tyre. Edhe për vendime apo për zgjedhje politike, që as na kanë pyetur fare!”- tha Spahiu ne Peshkopi.

Deputeti del kundër modelit të qeverisjes së Ramës dhe sigurisht asgje kunder kourrentit Ilir Meta.

“Unë si kryetar i ardhshëm i LSI, për të cilën kërkoj votat tuaja, jam i mendimit se duhet të mbarojë më në fund procesi i stolisjes së rrugëve dhe i riparimit të fasadave, ku janë derdhur financime dorëlëshuara.

Nuk na duhen palma dhe ndriçues me ngjyra, më shumë se sa spitale apo pika ambulatore të reja. Shkolla, kopshte dhe subvencione serioze për prodhimet tona bujqësore, që nxisin prodhimin, punësimin, sjellin të ardhura të ndershme nëpër shtëpiat tona dhe furnizojnë turizmin shqiptar me prodhimet tona” –tha Spahiu qe sigurisht do marre shume pak vota!

Share: