Home KRYESORE Takimi/ Nishani do ti kthejë parlamentit ligjin e plehrave

Takimi/ Nishani do ti kthejë parlamentit ligjin e plehrave

Presidenti Bujar Nishani ka dhënë të gjitha sinjalet se ai do tia ktheje mbrapsht qeverisë dhe parlamentit, ligjin për importin e plehrave.

Gatë një takimi konsultues me përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave edhe pse pa u shprehur zyrtarisht ai ka qenë i qartë për vendimin që do marri.

“Çështjen dhe kauzën tuaj, për të cilën duhet të vazhdoni të këmbëngulni, po e trajtoj me shumë seriozitet ligjor, institucional dhe personal, jo vetëm në cilësinë e Kreut të Shtetit, por edhe si një qytetar shqiptar dhe si prind. Ju garantoj se përsa kohë do të jem në këtë Zyrë, nuk do ta zhgënjej asnjëherë interesin publik të qytetarëve!” – u shpreh Presidenti Nishani duke lënë të kuptohet vendimin që do marri.

Kozara Kati perfaqesuese e ketij grupimi te shoqerise civile tha pas takimit me presidentin Nishani se tashme prisnin përgjigjen e tij zyrtare ndaj parlamentit dhe se ata ishin optimist.

Share: