Home KRYESORE Varfëria shqiptare, jemi në kushtet e një vëndi të Botës së Tretë!

Varfëria shqiptare, jemi në kushtet e një vëndi të Botës së Tretë!

Nga Tritan Kalo

Në emisionin e mesditës të Radios BBC për çështjet mjeksore, sot diskutohej për problemet e varfërisë në botë.

Në çdo 4 sekonda vdes një njeri nga pangrënia ose ngrënia e pamjaftueshme, si dhe se afërsisht 190 milion njerëzve në një vit u kërcënohet jeta nga kushtet e varfërisë ekstreme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se një individ jeton në kushtet e vobegëtisë ekstreme, nëse shpenzon më pak se 1.9 dollarë amerikan në ditë për ushqyerjen e tij.

Me llogjikën e këtij organizmi prestigjioz, duhet që çdo individ edhe në Shqipëri të ketë në dispozicion një minimum prej 57 dollarësh amerikan në muaj, ose 6.971 lekë në muaj, për të siguruar një minimum jetik.

Minimumi jetik përcakton edhe pagën minimale, pra ajo duhet të jetë 57 x 4 = 228 dollarë amerikanë ose 28.044 leke, kur me VKM-në e fundit ajo shkoj në cakun e 23.000 lekëve.

A mundet një indvidi me një pagë minimale te zyrtarizuar prej 23.000 lekësh të plotësoj nevojat jetike të një familje katër anëtarësh, veten, gruan dhe dy fëmijë të mitur?

Nuk përfshihen këtu shpenzimet për energjinë elektrike, ujin apo transportin publik, mqse “Shëndetësinë e kemi plotësisht falas”.

Jemi në kushtet e një vëndi të Botës së Tretë, i cili ëndëron të rreshtohet në një vijë me Kombet e civilizuara dhe të prosperta të Europës së Bashkuar, ndërkohë kur ende nuk u ka siguruar ekzsistencën shtetasve të tij.

Qeveritë në këtë vënd prej mëse 25 vitesh , për asnjë moment të vetëm nuk kanë diskutuar se sa është minimum jetik në Shqipëri, dhe se si duhet punuar që ta kapërcejmë këtë situatë, në mënyrë që denjësisht të trokasim në dyert e Europës. …….

Share: