Home KRYESORE Vendi po rrethohet, pervecse me Kanabis, edhe me Bolshevizëm

Vendi po rrethohet, pervecse me Kanabis, edhe me Bolshevizëm

Nga Romeo Gurakuqi

Mesazh shume i rendesishem i Presidentit te Republikes, ne ditet kur Ekzekutivi shqiptar e ka rrethuar vendin, pervecse me Kanabis, edhe me Bolshevizem, te propaganduar nga ish-struktura te Drejtorise se Katert te ish -Sigurimit te Shtetit, te Ish-Kunderzbulimit, ish oficere e pensionuar, te cilet po e perjetojne situaten aktuale te vendit nen drejtimin majtist, si nje periudhe te arte te fundosjes se Lirise se fituar ne vitin1991.

Historianet duhet te pranojne dhe t’ia pohojne publikut:

1. dekadencën e rendit të gjerave në Shqipëri në harkun kohor 1939-1945, ndërprerjen e evolucionit dhe progresit institucional, arsimor, kulturor dhe ekonomik, përshpejtimin dhe egersinë që pat procesi i vendosjes së diktaturës komuniste në këtë vend;

2.I gjithë harku kohor 1939-1945, në fakt, përbën një thyerje historike, një sekuencë historike, të ndarë nga dy pragje fragmentimi historik për Europën, Ballkanin dhe Shqipërinë në rastin tonë, pas të cilave kemi përmbysje të thella që shoqërohen me prishje të qendrueshmërisë pararëndëse;

3.Historianet tashme duhet te nxisin një studim strukturorë të historisë me të debatuar të këtij vendi ballkanik, 1939-1946. Këto struktura, përsa i përket kohëzgjatjes së tyre, përfshijnë ato aspekte të përkohshme të marrëdhenieve të ndërtuara në vend, që nuk mund të shpjegohen me metodat e dikurshme të përshkrimit të ngjarjeve të përjetuara, ose të sajuaja nga historiografia komuniste.

Këto struktura ndihmojnë të ndriçohen ndryshimet që ndodhen në Shqipëri në një hark shumë të shkurtër kohor, nën ndikimin e faktorëve shkatërrimtar të jashtë: Fashizmit, Kolaboracionizmi, Luftetareve qe luftonin per nje Shqiperi te lire, te pavrur, republikane dhe te mirefillte demokratike ne kufijte e Tokave te Lirueme, Bolshevizmit me frymezim Jugosllav qe luftonte per nje Shqiperi te vogel, komuniste, satelite te Jugosllavise dhe Moskes, Nacionalizmit Indipendent, Terrorizimit te Komunisteve qe shnderruan brigadat partizane dhe njesi te Gardes se Kuqe te terrorit.

Pa keto struktura dhe aktivitetet gjegjese te tyre, nuk mund te kuptohet tashme qe stabiliteti dikatorial nën të cilin më pas u vendos Shqipëria në afat të gjatë, gati gjysëm shekullor. Këto struktura pjesore, ndihmojnë kuptimin e tre cikleve kohore të ndërmjetme të studimit dhe thelbin e ndryshimit dhe ktheses nën të cilën u vendos vendi: Pushtimi Fashist; Pushtimi Nazist dhe Çlirimi rrënimtar Komunist.

4.strukturat e mesiperme, nuk mund të shpjegohen si zhvillime të izoluara të brendshme shqiptare, jashtë kohës europiane të Luftës së Dytë Botërore, por para së gjithash si pjesë e një procesi shumë më të gjërë europian, pjesë e ndryshimeve që ndodhën në Europë në kohen e aventurës fashiste dhe komuniste që prodhoi Luftën e Dytë Botërore dhe balancën e re të fuqive të pas saj.

5. Parakushtet e pushtimit fashist të Shqipërisë, rreshqitja dhe përkulja graduale që pësoi regjimi i Zogut në Italinë fashiste, nuk mund të shërbejnë si shpjegime të plota pa kuptuar kontekstin e gjërë të relacioneve ndërkombëtare të krijuara në atë kohë në Mesdheun Lindor në mes Italisë Fashiste dhe Mbretërisë së Bashkuar, paktin mes këtyre fuqive dhe pa kuptuar tipet e marrëdhënieve të aleancës dhe xhelozive të krijuara në mes dy fuqive fashiste me qendra në Romë dhe Berlin.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe me strukturën e fitores e partizanëve komunistë, që vendosën diktaturën e tyre të plotë, në harkun kohor 29 nëntor 1944 deri me 11 janar 1946: çlirimi i Shqipërisë u bë një simbol për historiografinë komuniste dhe për politikën e PKSH, por ajo ngjarje ka qenë produkt i një numri faktorësh, kryesisht të jashtëm dhe jo më pak edhe të brendshëm;

Pyetjet që unë bëj janë këto: a arrin historiani i ri shqiptar, i përgatitur nga shkolla jonë, të kryejë studim të historisë nga një pikëpamje filozofike, permes një metode të filozofisë së historisë, duke përpunuar në mënyrë racionale shpirtin që ka prodhuar të kaluemen e tij? A arrin studenti shqiptar, i dalë nga shkolla jonë, të ndërtojë dhe interpretojnë kategoritë historike të “hapësirës së përvojës së shkueme” dhe të krijojë “ horizontin e rrjedhës së ngjarjeve të ardhshme”, të shpjegojë diferencën që ekziston në mes konceptimit të së shkuemes dhe atij të ardhshëm ?

A arrin ai të kuptojë historinë konceptuale, a arrin të rrokë atë zonë të konvergjencës në të cilën e kaluemja dhe konceptet e saj, hyjnë në konceptet moderne? Kjo eshte ngaterresa e madhe qe po i rendon sot Publikut dhe qe percohet permes fletushkave propagandistike.
Në përfundim më duhet të them se në qoftë se korigjimet e Historise Zyrtare te Luftes se Dyte Boterore dhe em gjere nuk do të, bëhen edhe në këtë kohë, do të jetë edhe më problematike vendosja e lidhjeve të arsyeshme, logjike dhe funksionale me të shkuarën, për shkak të frakturës së thellë që ekziston mes njohjes së Traditës dhe njohjes së ofruar nga Realizmi Socialist. Në vend që të jemi një komb, me histori, shkollë formim, histori tekstuale, komunikim letrar të standardizuem e të konsolidueme deri 150 vjeçar, ne do ta përjetojmë gabimisht vetvehten, si një komb me një sistem dijeje dhe shkolle, të lulëzuem në 70 vitet e fundit, gjë që nuk mund ta konsideroj si të vertetë dhe as të dobishëm.

Jemi në një mungesë të plotë simetrie me mes të Kaluemes Tradicionale, të Djeshmes së palavdishme të Realizmit Socialist dhe të Ardhmes Europiane që na imponon ngjizje, unitet logjik, vertetësi, eliminim të ndasive mbi baza të paragjykueme politike dhe kulturore ndërshqiptare. Duhet të jetojmë në një botë shqiptare humane të shpenguar, në të cilen citimi i së shkuarës sonë, duhet të jetë pjesë e natyrshme e qenies sonë, si pjesë e një bote europiane, të lirë e të çlirua nga paradigmat e shkëncës diktatoriale.

E kaluara tradicionale e prodhuar nga Eterit e Ndaluar të Kombit, nuk duhet të konsiderohet më si diçka e huaj, armiqësore, por më tepër si një pjesë e horizontit jetues, në të cilin ne gjendemi dhe si nevojë e ecjes bashkërisht si komb unitar, i bashkuar në shtyllat më themelore të së shkuemes së miratueme bashkarisht.

RG.

Share: