Home HISTORIA IME VIDEO / Rrëfimi trondites i 12-vjeçares që u përdhunua nga njerku

VIDEO / Rrëfimi trondites i 12-vjeçares që u përdhunua nga njerku

0

12 vitet e jetës së saj nuk ngjasojnë aspak me ato të një fëmije të zakonshëm. Është e rritur para kohe, në trup e mendje. Vajza e një çifti të ndarë që jetonte me të ëmën dhe njerkun, i cili akuzohet se e ka dhunuar seksualisht që 6 vjeç.

Sot, e rikthyer sërish tek i ati, ndihet më e qetë kur kujton se nëna  e saj Ylvie Yzeiri ndodhet pas hekurave me bashkëjetuesin, Ilmi Hoxha, 52 vjeç. Në një intervistë për TCh, ajo rrëfen makthin e dhunës së gjatë seksuale nga njerku, dhe pohon faktin më të rëndë të të gjithë kësaj historie: se e ëma shikonte çdo skenë.

Gëzim Yzeiraj, i ati i vajzës, ka qenë i pari që ka denoncuar dhunën seksuale ndaj të bijës, pesë vite më parë. Sipas tij, askush nuk e besoi në polici. Përkundrazi, e akuzuan për kallëzim të rremë.

Kësaj here, ai do ta mbrojë të vërtetën deri në fund.

Në fshatin Mbyet të Fierit, takojmë dhe të vetmin person që mohon me forcë çdo akuzë të ngritur ndaj Ilmi Hoxhës. Është nëna e tij, 90-vjeçare, Hanko Hoxha.

Share:
Reklama juaj