Home KRYESORE Vrasësi i bashkëshortes në Ndroq me depresion, i hoqën kempin se fundi

Vrasësi i bashkëshortes në Ndroq me depresion, i hoqën kempin se fundi

Kasëm Lila ishte nënshtruar një operacioni në kokë disa kohë më parë dhe pas kësaj vuante nga depresioni. Ka qenë një periudhë e vështirë për bashkëshortët Lila në Ndroq, të cilët kanë pasur sherre të vazhdueshme thonë banorët e zonës.

Tre javë më parë i kishin ndërprerë edhe kempin. Shkak për ngjarjen tragjike pasditen e së shtunës dyshohet të ketë qenë një konflikt mes autorit Kasëm Lila dhe gruas së tij Afize.

Pas sherrit ai ka marrë armën e zjarrit, çifte, dhe ka qëlluar në drejtim të gruas së tij, por kunata ka ndërhyrë për të ndarë çiftin dhe ka mbetur plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në fshatin Çoçaj, në Ndroq.

Dy gratë, Zyra Lila, 50 vjeç, dhe Afize Lila, 47 vjeç, janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, por kjo e fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Sakaq, drejt Ndroqit janë nisur forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në banesë të autorit të krimit, Kasëm Lila, si dhe kanë sekuestruar çiften me të cilën ai qëlloi ndaj dy grave./lapsi.al

Share: