Home KRYESORE Zbulohen bisedat private Cipras-Holond: Këta qentë gjermanë…

Zbulohen bisedat private Cipras-Holond: Këta qentë gjermanë…

Zbulohen biseda të reja mes presidentit francez, Fransua Holond dhe kryeministrit grek, Aleksis Cipras. Në librin “Një president nuk duhet t’ua thotë atyre”, i cili po publikon bisedat konfidenciale të presidentit Holond me dy gazetarët e “Le Monde” autor të tij, vihet re marrëdhënia vëllazërore mes tyre, edhe pse kanë ekzaktësisht 20 vite diference moshe mes njëri-tjetrit.

“Unë e di që për ju problemi janë teknokratët dhe zyrtarët që vijnë këtu në Francë dhe fytyrat që bëjnë për Greqinë”, i thotë Holond Ciprasit pranverën e 2015-ës, duke ju referuar Trojkës, raporton 360gradë.al.

“Ne nuk mund të pranojmë njerëz që vijnë këtu dhe të na këshillojnë përjetësisht. Ne kemi ekspertët tanë”, i drejtohet Cipras, i cili merr edhe mbështetjen e sinqertë të Holondit: “Nëse ju vdisni (Greqia), do të plagosemi edhe ne. Nuk do të jemi më mirë. Ne nuk mund të pranojmë dobësimin e një partneri”.

“Këta qentë gjermane kanë kuptuar faktin se ne nuk jemi në gjendje për të shlyer borxhin dhe duan ta shfrytëzojnë këtë”, shton Ciprasi./Dita.al

Share: