Home I pakategorizuar Zbulohet letra e dhimdhshme e studentes te vetëvrarë në Qytetin Studenti

Zbulohet letra e dhimdhshme e studentes te vetëvrarë në Qytetin Studenti

Studentja e Fakultetit Ekonomik që i dha fund jetës pasditen e së martës duke pirë fostoksinë raportohet kishte lënë një letër. Kujtojme qe ngjarja ndodhi rreth orës 17:15 ku dhomën e konviktit ku qëndroi gjatë verës në Qytetin Studenti në Tiranë.

Sipas policise viktima është 20-vjeçarja Ana Doko nga Fieri dhe pista kryesore e hetimeve është depresioni, megjithëse familjarët sigurisht per motive te trembjes nga opinion, e kanë mohuar një gjë të tillë.

“Panorama” shkruan sot se ajo kishte lënë një letër lamtumire përpara se kryente këtë akt. Nga kjo letër mësohen vetëm pak fjalë, por jo arsyeja që e kishte çuar drejt vetëflijimit.

“Jam lodhur nga jeta. Mos kërkoni fajin askund…”. Ka edhe disa fjalë për motrën e saj:“Amanet mamin dhe babin…”.

“Pasi ka shkruar letrën, vajza u ka telefonuar prindërve të saj në Fier, duke u thënë se ndihej keq. I ati dhe e ëma janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi e kanë kuptuar nga zëri se e bija kishte një problem shëndetësor dhe janë gjendur pranë saj para se ajo të ndërronte jetë. Madje i ati ka qenë ai që i ka bërë frymëmarrje artificial deri në momentin që autoambulanca e qendrës shëndetësore të Qytetit Studenti e ka dërguar në QSUT.” – shkruan Lapsi.al

Ana

Share: