Home KRYESORE Absurdi i popullsisë/ Për rrogat dalim 1.8 milionë, per vota dalim 4.4...

Absurdi i popullsisë/ Për rrogat dalim 1.8 milionë, per vota dalim 4.4 milionë!

Sa banorë ka Shqipëria? Sa prej tyre janë zgjedhës? Sa votojnë? A kemi të dhëna të sakta apo parimi mbetet: të gjithë në listë, i gjallë dhe i vdekur?

Tabela e Zyrës së Gjëndjes Civile dërguar në KQZ tregon se zyrtarisht shteti llogarit rreth 4.5 milion banorë. Mbi këtë bazë bëhet edhe ndarja e zonave zgjedhore (qarqe). Shqipëria 4.5 milion banorë???

Instituti i Studimeve Publike bëri një krahasim të shifrave zyrtare: Sipas Census-it 2011 Shqipëria kishte 2,800,138 banorë rezident, por sipas numërimit të fundit, (janar 2016) publikuar nga INSTAT Shqipëria ka 2,886,026 banorë, 146 mijë meshkuj dhe 142 mijë gra/vajza.

Po sipas INSTAT (2015) rreth 521,742 mijë shqiptarë janë nën moshën 18 vjeç, pra nuk janë ushtrues të së drejtës së votës.
Ndërkohë Shqipëria ka mesatarisht 1,53 – 1,75 milion votues në zgjedhjet parlamentare e lokale.

“Një shtet serioz mund të ketë mospërputhje midis 1-2 mijë emrash, për shkak të ritmit të lindjeve /vdekjeve por një shtet serioz asnjëherë nuk mund të ketë mospërputhje të dhënash që variojnë nga 2.8 milion në 4.4 milionë, pra me diferencë 1,6 milionë! Kështu i takon se popullsia e paidentifikuar zyrtarisht në Shqipëri të jetë më i madh sa numri total i banorëve të një vendi në BE, si Estonia, 2.3 herë më shumë se Mali i Zi, 4 herë më shumë se Malta, rreth 5 herë më shumë sesa banorët e Islandës, dhe me rëndësi, – i njëjtë sa numri i shqiptarëve që votojnë në zgjedhje periodike!!”

Duke llogaritur diferencat e mëdha midis të dhënave zyrtare të vetë zyrave të shtetit, imagjinoni sa e pamundur dhe pa sens rezultojnë të dhënat e tjera që dalin në referimin mbi vetë të dhënat e gabuara, p.sh, të dhënat për GDP, mbi nivelin e jetesës, mbi papunësinë, mbi praktikat sociale, mbi arsimin, mbi shërbimet sociale, mbi dokumentet e identitetit, etj, etj, etj….

“Kur kërkojmë të drejtat, kur rriten rrogat e pensionet, apo kur kritikojmë punën e qeverisë na thuhet statistika që bazohen në 1.6 milion banorë mbi 18 vjeç, kur na kërkojnë taksat na llogarisin diçka më shumë, ama kur flitet për votat papritur shumëfishohemi deri në 4.4 milionë banorë!!!” shkruhet në postimin e Institutit të Studimeve Publike

Mësimi? Thjesht dhe shqip: ka ardhur koha që ky vend të arrijë t’i numërojë banorët e tij, duke shpresuar më pas se do të na numërohet edhe vota!/ora news

Share: